English

Italiani humbet kontrollin ndaj makinës, lëndohet në autostradë

Durrës, 18 maj, NOA – Një italian i cili udhëtonte në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, ka humbur kontrollin ndaj drejtimit të automjetit të tij duke dalë jashtë rruge.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pikërisht në afërsi të karburant “Alpet”, në kohën kur shtetasi italian me inicialet M.XH, lindur e banues ne Kalabri, po drejtonte automjetin tip Benz me targa AP 025 VM.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, të cilat kanë nisur menjëherë procedimin penal ndaj tij.

Ndërkaq, bëhet me dijeni i lartpërmenduri ka marrë dëmtime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore menjëherë në spitalin e Durrësit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kurse materialet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE