Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova merr ftesë zyrtare për takimin e Sarajevës
English

Kosova merr ftesë zyrtare për takimin e Sarajevës

Prishtinë, 18 maj, NOA - Qeveria e Kosovës ka marrë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në takimin rajonal në Sarajevë, fakt ky që u komentua shumë gjatë javëve të fundit, nëse do të ndodhte apo jo.

Këtë e ka pohuar vetë zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, sipas të cilit, Kosova do të prezantohet në mënyrë të barabartë me të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse në takim dhe se do të ketë të drejtën e saj të barabartë për të shprehur mendimin për zhvillimet rajonale dhe integrimet evropiane.

"Tanimë qeveria e Kosovës, respektivisht ministri i Punëve të Jashtme ka ftesë formale për pjesëmarrje në konferencën e Sarajevës. Kosova është e interesuar që të marrë pjesë në atë konferencë, të japë kontributin e saj për temat që janë me rëndësi për bashkëpunimet rajonale por edhe ato në nivelin e integrimeve evropiane. Natyrisht, aty do të jemi të trajtuar në mënyrë të barabartë dhe me qasje që do ta ruajë dinjitetin edhe të përfaqësuesit por edhe të identitetit shtetëror", është shprehur Kuçi lidhur me një fakt të tillë.

Ndërkohë, zyrtarë të misionit të OKB-së në Kosovë, thonë se presin që edhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier, të marrë ftesën zyrtare për të marrë pjesë në takimin e Sarajevës.

Nga ana e tyre, autoritetet në Beograd kanë përsëritur qëndrimin se për Serbinë është e papranueshme që Kosova të paraqitet në Sarajevë si një shtet i pavarur.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka thënë se qeveria në Beograd e ka bërë të njohur qëndrimin e saj se Prishtina mund të prezantohet në takim vetëm në kuadër të Rezolutës 1244 dhe me praninë e misionit të OKB-së në Kosovë.

n.e/NOA

KOMENTE