English

Kosova Ne Prag Te Anetaresimit Ne Banken Evropiane Per Rindertim Dhe Zhvillim

PRISHTINË, 18 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Në mbledhjen e sotme të qeverisë, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Ekonomisë dhe Fianacave ka informuar kabinetin qeveritar me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas ministrit Ahmet Shala, Kosova është në prag të anëtarësimit në këtë bankë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Kosovës i duhet të sigurojë edhe një votë për të qenë pjesë e këtij mekanizmi të rëndësishëm financiar, theksohet në komunikatën nga mbledhja e qeverisë. Ka gati një vit nga anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Dokumentet e pranimit i nënshkruan më 29 qershor 2009 në Uashington Presidenti i Republikë së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi. /a.ke/
KOMENTE