Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Plagoset Rëndë Gjatë Punës 36 Vjeçari
English

Kukës: Plagoset Rëndë Gjatë Punës 36 Vjeçari

KUKËS, 18 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Një punëtor është plagosur rëndë të martën gjatë punës në autostradë, në segmentin Mamëz-Fushë Dukagjin. Burime zyrtare të policisë lokale pohojnë se "ndërsa ka qenë duke punuar në linjën e prodhimit, punëtori Rustem Saraçi, 36 vjeç, nga fshati Kryemadh i rrethit të Kukësit, është përfshirë nga rripat e transmesionit. Aksidenti në punë ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe pjesë të tjera të trupit". Kolegët e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë është transportuar me helikopter në spitalin Ushtarak të Tiranës. Sipas mjekëve, 36 vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./ch/
KOMENTE