Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Fortesën E Bardhë Të Antipatreas
English

Në Fortesën E Bardhë Të Antipatreas

BERAT, 18 Maj/ATSH-Flora Nikolla/.- Në kishat e Onufrit Baret pa fjalë në kurrizet e vockla që krijojnë grualecat e rreshtuara si hojëzë bletësh në Kala, këtë lagje që njihet aq mirë dhe për kishat e saj. Askush nuk të thotë një numër të saktë . 25, 35 apo 40 ?! Një kalvar i gjatë historish dhe vuajtjesh mbajnë ato . si edhe shtëpitë e Kalasë. Statistikat tregojnë se sot numri i tyre duhet të jetë tek 21-shi. Capitesh në kalldrëmin e rreshkur nga koha si për të kursyer kohën që nuk do të iki brenda këtij mjedisi. Kisha e Shën Todrit, me afreskët e Onufrit i përkufizuar si novatori i artit bizantin, ikonat e Krishti Pantokrator, Gjon Pagëzori, Virgjëresha Mari, etj. Koha ndalet kur sheh veprat e mjeshtrit të ikonografisë mesjetare në Katedralen e Shën Mërisë apo dhe Muzeun e ikonave "Onufri", një nga më të vizituarit në Berat dhe nga më të rëndësishmit në Shqipëri, apo pasuritë që ruan Muzeu Etnografik. Po befasitë që të zbulojnë "Kodikët e Beratit" ??? "Kodikët e purpurt të Beratit përbëjnë vërtet një pasuri të rrallë dhe ruhen si relike të çmuara", na thotë zë plotë një kalari. Fjala është për Kodikun e purpurtë të Beratit, i cili është më i vjetri dhe i takon shekullit VI pas Krishtit. Ai përfaqëson një nga kopjet e vetme në botë që arkeologu dhe bizantinologu P. Batifol, më 1885-n e quajti "Codexs Purpureus Beratinus 0" (Kodiku i purpurt i Beratit). Të krishterët e Beratit e kanë pagëzuar si "Ungjilli çudibërës i Shën Gjergjit". Ky kodik besohet si një autograf i Shën Joan Kristostomit (Gojartit), kryepeshkopit të Kostadinopojës (Stambollit) 347 - 407, që iu fal qytetit të Beratit së bashku me dorëshkrime të tjera të shenjta, prej arhondit beratas Skuripeq në mbarim të shek. të XIII. Kodiku në fjalë ka 190 fletë. Po veç këtij është dhe Kodiku i artë ose kodiku i dytë i famshëm, i cili është më i madhi kodik i shenjtë pergamenor i Beratit me 413 fletë dhe me kapakë të argjendtë të larë në flori dhe me shkronja ari të tretura. Brenda kësaj sipërfaqe prej 9.6 ha të kalasë ndodhen edhe sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Katër porta komunikimi përmbyllin të gjithë këtë mjedis mbushur me rrugica të ngushta dhe ndjellëse. Nuk rresht së ecuri ndër to teksa majtas dhe djathtas sheh kopshte, bahçe, shtëpi banimi . Paskësaj kur kalon portën juglindore futesh në një oborr të fortifikuar. Përpara ke sërish një portë të dytë. Dhe pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku ndodhet një monogram me tulla të kuqe që i përket ndërtimeve bizantine të vitit 1204. I ndërtuar ashtu si i gjithë kompleksi mbrojtës nga Despoti i Epirit Mihal I Porta, me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K., edhe sot ruan po këtë emër "Porta e Mihal Komnenit". Por, në një kthesë rrugë, si të hapësh e të mbyllësh sytë, të shfaqen rradhazi katër kisha: Shën Mëria e Vllahernës një kishë e shekullit të XIII-të, aty ku Nikolla, djali i Onufrit, ka lënë këtu disa afreske për të vijuar me kishat e Shën Thanasit, Shën Kollit, Shën Andonit. Kostandini i Madh të shfaqet në një bust vendosur pranë murit të kishës së Shën Konstandinit dhe nënës së tij, Shën Helenës. Koha e ndërtimit, viti i largët: 1639. Breza studiuesish kanë folur shumë mbi veprat e Onufrit të Madh që nga shumë syresh besohet se ka lindur në këtë lagje. Edhe në mos qoftë e vërtetë e gjithë kjo mori veprash të bën të besosh se mjeshtri dhe djali i tij kanë kaluar jo pak nga jeta e tyre në këtë ambient mistik. Pikërisht këtu, Onufri i madh, ia ka vendosur Shën Mërisë Jezusin në krahun e djathtë !!! Diell qe ikën mbi kala. Xhoni, një turist londinez ka ditë që ka ardhur në Berat . Pasditet i kalon në kala. Aparatin e ka patur mikun e tij më të ngushtë gjatë këtyre ditëve . Në të ka foto nga Parku Kombëtar i Tomorit, Rezervati i Bogovës, Kanionet e Osumit ., bukuri që ofron Berati një copë udhë që këtu. "Kam shkuar dhe kam ardhur brenda ditës ., sepse dua që diellin kur ikën dua ta shijoj që këtej", thotë Xhoni, mësues historie i cili ka tre vite që nuk i ndahet çdo verë qytetit mitik të një mbi një dritareve. Është i ngazëllyer se "UNESKO e tha fjalën e saj, për Beratin me kalldrëmet e lagjes "Mangalem", për gurët e sokakut ku plakat pinë kafe pasditeve, për dritaret e panumërta dhe shtëpitë dykatëshe të lyera me gëlqere. "E dua Beratin se është qytet i bardhë", tha ai teksa shihte diellin që binte nën Kala. /k.sh/
KOMENTE