English

Në Fortesën E Bardhë Të Antipatreas

BERAT, 18 Maj/ATSH-Flora Nikolla/.- A thua të jetë bardhësia e venitur dhe e rreshkur e kalldrëmit.?!!! Në fakt ty të mbetet vetëm të kundrosh. kur kapërcen një portë të madhe e gjitha në gur në Berat. Sepse sheh një gjindje që t'i mbledh mendimet njëherazi pastaj t'i rrokullis furishëm brenda vetes për të thënë pa dashje mbi dhe nën buzë : Është një mrekulli .!!! Sa shpejt ndodh e gjitha kjo? Se di.! Tani që shkruaj do të thoja në të qindin e sekondit . Gjendesh në një oborr murelartë, atë që specialistët e quajnë bazamenti i kullës kryesore të kalasë së Beratit që ndodhet në një qytet mbi 2400 vjeçar, në jug e në mes të Shqipërisë. Paskësaj ballë për ballë ke Portën e Madhe .! Kështu je në një botë tjetër . Këtë pamje ta jep dlirësisht kalaja e lashtë e Beratit, e ngritur hijerëndë mbi një kodër. Ajo i rri mbi kurriz qytetit të "Një mbi një dritareve", shtrirë në të majtë të grykës së lumit Osum. Pastaj, poshtë dhe në të djathtë, ka dy lagjet Mangalem dhe Goricë, nga më të vjetrat në qytetin mbi 2400-vjeçar., një enciklopedi rrëfenjash dikur më erë jete. -"E gjitha është vyrtyt",- , thotë bashkëshoqëruesi im nën zë. -Të ndihesh i rrethuar nga lashtësia mistike dhe e gjallë., vazhdon ai po nën zë. Ti shkel heshturazi mbi kalldrëmin e rreshkur në të bardhë të venitur. Syri ngec paskësaj në kalldrëmet, gurë më gurë, ndarë mes vedit me gjelbërim bari. Jehona në kohë të shkuar tregon se ka qënë një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, paskësaj edhe qytet kështjellë me mure që arrinin deri në 1.400 metra. Një njeri, nga një dritare në një kat të dytë në një ndërtese me gure të bardhë ., si të vijë nga një kohe e shkuar, të fton zë-ngrohtë .për të pirë ujë të ftohtë e nje kafe turke të zier mirë. Poshtë kokës së tij, po sërish mbi një mur të bardhë është shkruar: Restorant tradicional. Pastaj djathtas mbi një portë gjysmë harku shkruhet Market . -Hëm. market .emër i huazuar nga një gjuhë latine .vendosur mbi një mur të lashtë .!!! Bota duket se gjithnjë lëviz edhe përmes modës., modë në veshje ., modë në politikë, në fjalë. në gjuhë. si kjo fjalë e shkruar . mbi një histori nga një pronar që ka trashëguar këtë shtëpi të këtij qyteti të shpallur nga UNESKO Pasuri Botërore. Ky idilo-historik nuk rresht këtu. Në të mëngjër kanë nxjerrë për të shitur punime tradicionale të kësaj zone, e ndodhur nw zgrip të jugut e të mesit të Shqipërisë. Qetësia, shtëpitë varg njëra pas tjetrës duken sikur vijnë nga një kohë tjetër, pa lidhje me shiun grindavec që ka nisur të zihet lart në qiell dhe as me zhurmën aty poshtë kalasë që lëshojnë nga të gjithë vrimat e mundshme njerëzit dhe makinat. Tre burra në moshë . pijnë kafenë e pasdites. Pronari i lokalit , me mure të lashta, thotë se kalarinjët (kështu quhen banorët e kalasë) mblidhen zakonisht çdo pasdite në të njëjtën orë. -Pijnë kafë e nga një gotë raki., por jo rrallë atë të bekuarën raki e duan edhe me pak kole. , vijon ai. Pohon një ndodhi të përditshme . ndoshta e rrallë në jetën e përditshme në qytetet e mbushur me pluhur të zi makinash. Ndoshta, është jehona e Antipatreas së vitit 216 p.e.s, apo Albanorum oppidium (fortesa e Arbërve) e pagëzuar kështu nga romakët kjo kështjellë. Jehona e tyre të vjen e flashkët në kufinjtë e një dekade në një shekull të ri . Por, ja që ajo vjen dhe jeton dhe në këtë pranverë. Me fllad erë mali si atëherë ajo vazhdon të jetë e rrethuar nga mure të larta, të ndara nga 24 kulla, si për të mbrojtur mijëra histori që i mban brenda saj. Në një gotë të bardhë, vera e butit ëshon tringëllima të argjëndëta ., në një pjatë koleja e famshme e Beratit .të ndjell me erën e erëzave që lëshojnë . -Në Korçë ju thonë kolloface,- thotë kamarieri, një djalë rreth të 20- ave. Makina e parë në Berat është blerë rreth vitete 30 të shekullit të kaluar, nga një banor i kësaj lagjeje mistike ku sot numërohen mbi 100 shtëpi. /k.sh/ (vijon)
KOMENTE