Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Një varëse rrobash” në Metropol
English

“Një varëse rrobash” në Metropol

Tiranë, 18 maj, NOA /Milena Selimi - Ashtu siç edhe kishte premtuar në fillim të sezonit 2009-2010, teatri më i ri i kryeqytetit vazhdon ambicien e tij duke afruar në skenë aktorë dhe regjisorë të rinj dhe autorë bashkëkohorë.

Shfaqja më e re e radhës titullohet “Varësja e rrobave”, një vepër e shkruar nga Mario Alessandro Paolelli, e cila rrëfen për katër vëllezër që krijojnë situata interesante. Në qoftë se do të kërkojë një vepër që i flet më mirë realitetit shqiptar të ditëve të sotme zor se do të gjendej ndonjë komedi më e mirë.

Vepra është përfaqësuese e denjë e atij zhanri që sot etiketohet “komedi e zezë”.

Në regjinë e Guri Koçit, kjo komedi e zezë do të interpretohet në datat 21, 22, 23 dhe 24 në Teatrin e Metropolit nga aktorët: Genc Fuga, Florian Agalliu, Aldion Matarangasi dhe Guri Koçi. Skenografia është realizuar nga Lirim Lila, muzika nga Edi Halulli.

Shfaqja do të jepet në sallën “Bodrum”, njëra nga ambientet më të reja të Teatrit të Metropolit.

Një vepër interesante dhe e çuditshme njëherësh tregon për vëllezërit, ku njëri i papunë, njëri kujton se është varëse rrobash, njëri nuk duket kurrë sepse është gjithmonë i pirë dhe i katërti, i vetmi me një punë, shkon për t’i takuar në shtëpinë ku kanë kaluar fëmijërinë dhe ku tre të tjerët jetojnë akoma.

Një shtëpi e thjeshtë, e mobiluar thjeshtë, bëhet vendi i veprimit të katër vëllezërve: David, Xhulio, Mimmo dhe Anko. Njëri prej tyre, pikërisht David, vuan nga sindroma e të qenit “varëse rrobash” dhe është kështu trashëgimtari i një ati që besonte se ishte “nderësja e rrobave të lara”.

Ashtu si të atin, edhe të birin, jeta i ka dënuar duke i sëmurur psiqikisht, i ka trembur me ashpërsinë dhe egërsinë e saj, u ka hequr mundësinë dhe dëshirën për të luftuar e fituar. Ndërsa vëllai i dytë i pafuqishëm për t’u përballur me realitetin është tërhequr dhe mbyllur në dhomë duke pirë gjithë ditën aq sa gjaku i është kthyer në etilik.

Dhoma e tij është mbushur me shishe e tapa.

I treti i papunë, i rrethuar nga vëllezër depresivë, mundohet t’ia dalë mbanë jetës së provincës. Ai nuk duron moralin që i bën vëllai tjetër, i ardhur nga kryeqyteti. E ndien se dhe ai është i pakënaqur nga jeta atje. Të dy këta duke u folur “të sëmurëve mendorë” që të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe të kthehen në normalitet, i bëjnë thirrje vetes së tyre që mos të katandisen si ata.

Problemet e rinisë së sotme përmblidhen të gjitha në figurën e vëllait “varëse rrobash”, i cili gjen strehë në këtë “moslëvizje” për të evituar realitetin. Por në fund, ai ka të drejtë!

Konflikti krijues në vepër është midis njeriut dhe rrethanave jetësore. Drama e tyre qëndron tek lufta për ta përballur dhe pamundësia për ta bërë atë. Kjo bëhet nëpërmjet situatave komike. Një pompë e prishur, një frigorifer që bën zhurmë dhe pushon pasi e shqelmojnë, një këst kredie që duhet paguar, një elitë me një intensitet deri në çmenduri, një makinë që ngelet në mes të rrugës, një trafik që të terrorizon, bëhen shkaktarë që dhe dy vëllezërve të tjerë u mbarojnë fjalët, të dorëzohen dhe të kthehen: njeri në tavolinë e tjetri në abazhur.

Skenografia është e ndërtuar me pak elemente. Veçoria e kësaj komedie qëndron tek personazhi “varëse rrobash”...

m.s/n.e/NOA

KOMENTE