Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 18 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuar të martën: Gazeta " Koha Jonë" BERISHA , APEL RAMËS: KËRKOJI NDJESË ELITËS Kryeministri Sali Berisha i bëri dje thirrje kryetarit të opozitës, Edi Rama, që ti kërkojë ndjesë publike elitës së kombit për fjalët e thëna ndaj tyre, vetëm se janë pro integrimit të vendit. Tituj të tjerë: Svoboda: Zgjidhja partitë të pranojnë zgjedhjet Gjata : Për kutitë të vendos Komisioni i Venecias Gazeta " Shqip" SVOBODA : NJË DELEGACION I PE MUND TË NDIHMOJË PËR ZGJIDHJEN Bashkimi Europian ose një pjesë e tij duke përfshirë një delegacion të Parlamentit Europian duhet të ndihmojnë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.Ky është qëndrimi që mbajti dje nënkryetari i grupit socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Johannes Svoboda. Tituj të tjerë: Tre kandidatë të kushtetueses dalin sot para deputetëve Ristani: Asnjë dakortësi e palëve nuk del mbi ligjin Gazeta " Panorama" RAMA: MBI 2000 QYTETARË GATI PËR GREVË Kreu i PS-së, Edi Rama duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar grevën e urisë u shpreh dje se mbi 2000 qytetarë janë gati të hyjnë në grevë. Tituj të tjerë: Pyetësori, Brukseli i kthen 500 pyetje Qeverisë Shëndetësia në vështirësi të ndryshojë skema e kontributeve Gazeta " Shekulli" 'KUSHTETUESJA'; DEKRETET E TOPIT SHQYRTOHEN SOT NË KUVEND Mazhoranca vendos të mos humbasë kohë për dekretet e kreut të Shtetit, për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Ligjeve ka vendosur të marr me urgjencë sot në seancë dëgjimore tre emrat e propozuar prej Topit, për tre vendet vakante të institucionit më të lartë, në hierakinë e sistemit të drejtësisë. Tituj të tjerë: Ndryshon akciza për kafenë dhe karburatin Dita e 17 serumi mban gjallë grevistët Gazeta Shqiptare RISTANI: MATERIALET NË ARKIV, FLETËT DO TË DIGJEN Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani ka deklaruar dje se destinacioni i vetëm ligjor i fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, në rast se kutitë do të hapen është djegja e tyre. Tituj të tjerë: Celularët në qeli, penalizim drejtorëve Anglishtja, gjuhët e huaja kundër Gazeta "Rilindja Demokratike" KUSHDO QË TË CËNOJË SHTETIN LIGJOR, NDËSHKIM SIPAS LIGJIT Çdo përpjekje për të imponuar me cilido mjet apo forcë qoftë dhunimin e shtetit ligjor, do të marr përgjigje ligjore nga kusho dhe cilido. Kështu ëhstë shprehur Kryeministri Berisha dje gjatë inagurimit të qëndërs së përbashkët të Kontrollit të Hapësirës Detare, pranë Komandës së Flotës në Durrës. Tituj të tjerë: Topalli; Pamuk emblemë e vlerave të kombit turk Patozi: Kërkesat e Ramës i rrëzon ligji dhe Kushtetuesja Gazeta "Zëri i Popullit" GJIKNURI: TRANSPARENCA PËR VOTËN MË THEMELORJA PËR POPULLIN Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha dje, se kauza e opozitës do të vazhdojë të mbledhë shumë njerëz, pasi kërkesa jonë është një përputhje të plotë me Kushtetutën. Tituj të tjerë: Qeveria rrit taksat, shqiptarët paguajnë krizën e Berishës Pamuk rrëfen dashurinë shqitpare Gazeta " Integrimi" KODRA: SITUATA POLITIKE, LSI ËSHTË GATI PËR DIALOG DHE VETËM PËR DIALOG Zv/Ministrja e Punës dhe nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra deklaron se zgjidhja e krizës politike mund të bëhet vetëm me dialog. Tituj të tjerë: LSI e Beratit takimi me anëtarët e rinj intelektualë BSH: Është rritur besimi i biznesit/s.d/
KOMENTE