Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pd: Interesat Personale Të Edi Ramës Nuk Do Të Bllokojnë Rrugën E Shqipërisë Drejt Europës
English

Pd: Interesat Personale Të Edi Ramës Nuk Do Të Bllokojnë Rrugën E Shqipërisë Drejt Europës

TIRANË, 18 Maj/ ATSH/- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi sot, "interesat personale të Edi Ramës nuk do të bllokojnë rrugën e Shqipërisë drejt Europës". Në një konferencë për shtyp, Spaho tha se, "Rama, Ruçi dhe bllokmenët e tjerë të rinj e të vjetër kërkojnë pushtet në tavolinë dhe për këtë, ata nuk njohin zgjedhjet më të mira dhe shkelin ligjin e demokracinë". Në këtë drejtim ai tha se, "Rama refuzon Prokurorinë që ka instrumentet në rast prove për të hapur kutitë, refuzon Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese si dhe Komisionin e Venecias". "Për të marrë pushtetin me dhunë, Rama urdhëron bllokimin e rrugëve, ndërtimin barbar të kampingut të çuditshëm dhe paguan protestuesit me para në dorë", tha Spaho. Sipas tij, "për të mbuluar dështimin dhe çuditë e çadrave, Edvin Rama ky sadist, në kundërshtim me rregullat e grevës ka hapur së fundmi tenderin për grevë me rrotacion"./s.d//n.m/
KOMENTE