Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia, aksion për sigurinë në shkolla
English

Policia, aksion për sigurinë në shkolla

Tiranë, 18 maj, NOA - Policia e Tiranës ka planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare.

Lajmi konfirmohet prej burimeve zyrtare të saj, të cilat sqarojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se bëhet fjalë për masa që synojnë garantimin e rendit dhe qetësisë publike, zhvillimin normal të procesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, komuna dhe bashkitë e qarkut të Tiranës.

Në këtë kuadër, kanë parashikuar ndjekje në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, trafiqeve të paligjshme etj.

Sikundër është planifikuar edhe rritja e mëtejshme e bashkëpunimit edhe me drejtuesit e stafin pedagogjik të shkollave, drejtoritë rajonale Arsimore të Tiranës, duke patrulluar më shpesh pranë shkollave të mesme dhe 9-vjeçare etj.

Ndërkaq, policia kërkon bashkëpunim edhe me aktorë të tjerë, qytetarët si dhe të mediat, për sensibilizimin qytetar në drejtim të respektimit të normave ligjore, që kanë të bëjnë me sigurinë publike, shmangien e zhurmave, parkimeve të gabuara të mjeteve pranë shkollave etj.

n.e/NOA

KOMENTE