English

Portugali - Presidenti Dekreton Ligjin Për Martesat Brenda Të Njëjtës Gjini

LISBONË, 18 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti i republikës portugeze, Anibal Cavaco Silva, njoftoi se ka dekretuar ligjin që ligjëron martesat brenda të njëjtës gjini. Ligji ishte aprovuar më 11 shkurt nga parlamenti. Presidenti e bëri publik lajmin gjatë një fjalimi televiziv për vendin. Kreu i shtetit, ish-lider i partisë konservatore PSD, duhej të vendoste brenda ditës së nesërme nëse duhej ta miratonte apo ta kthente atë për rishikim në parlament. /e.v/
KOMENTE