Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu E Hitam Për Bashkëpunimin E Kosovës Me Vendet Anëtare Të Forumit Ekonomik Islamik Botëror
English

Sejdiu E Hitam Për Bashkëpunimin E Kosovës Me Vendet Anëtare Të Forumit Ekonomik Islamik Botëror

PRISHTINË, 18 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një takim sot në Kuala Lumpur, me kryetarin e Forumit Ekonomik Islamik Botëror (WIEF), Tun Musa Hitam, bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me vendet anëtare të këtij forumi. Sipas zyrës së Presidentit kosovar, Sejdiu po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Islamik Botëror në kryeqytetin e Malajzisë, bashkë me liderë dhe përfaqësues të tjerë të 62 vendeve të botës. Presidenti Sejdiu i ftoi përfaqësuesit e biznesit nga këto vende të investojnë në Kosovë, ku, theksoi ai, u garantohen lehtësi të shumanshme legjislative dhe siguri e plotë e investimeve të tyre. "Kosova, sikundër edhe gjithë rajoni ynë, paraqet një hapësirë tërheqëse për investitorët tuaj të fuqishëm në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe të bizneseve", tha Presidenti Sejdiu. Ndërsa, Kryetari i WIEF, Tun Musa Hitam, theksoi se investitorët nga kjo pjesë e botës, e cila ka një progres të vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik, nuk kanë shumë njohuri për mundësitë që ju ofron Republika e Kosovës, prandaj është e nevojshme të punohet sa më shpejt për vendosjen e kontakteve të ndërsjella në mes bizneseve, në mënyrë që të përcaktohen fushat konkrete, në të cilat investitorët malajzianë dhe të vendeve të tjera mund të investojnë në Kosovë. Presidenti Sejdiu do të mbajë një fjalim në hapjen solemne të këtij forumi, si dhe do të takohet me presidentë dhe udhëheqës të tjerë të vendeve pjesëmarrëse. Nesër Presidenti Sejdiu do të ketë një takim të veçantë me Kryeministrin e Malajzisë, Dato' Sri Najib Tun Abdul Razak./s.s./
KOMENTE