English

Shkodër: Vetëdorëzohet Polici Që Vrau Kolegun

SHKODËR, 18 Maj/ATSH-G. Marku/- Punonjësi i policisë, që vrau sot pasdreke një kolegun e tij me armë zajrri, u vetëdorëzua në polici rreth dy orë pas ngjarjes tragjike. Burime zyrtare pranë Komisariatit të Policisë së Shkodrës bënë të ditur për ATSH-në se ngjarja ndodhi rreth orës 14.30, në komunën e Bushatit, Shkodër. Sipas zëdhënëses së shtypit të policisë, Fatbardha Çelepia, "viktimë mbeti punonjësi Tom Jakini, vjeç35, nga fshati Naraç, Laç, i cili u vra nga Ramiz Ademi, 44, nga fshati Mushan i komunës Dajç, me detyrë punonjës policie". Sipas zëdhënëses, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy kolegeve. Pasi të dy fyen dhe goditën me grushta njëri-tjetrin, Ramiz Ademi qëlloi me armën e tij të shërbimit mbi kolegun. Autori i krimit është vetëdorëzuar në polici, e cila filloi menjëherë hetimin rreth ngjarjes./ch/
KOMENTE