Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Ervin Llani Portieri I Tretë I Kombëtares
English

Sport-Futboll/ Ervin Llani Portieri I Tretë I Kombëtares

TIRANË, 18 Maj /ATSH -Gjergji Mima/ - Portieri i Laçit, Ervin Llani, do të jetë portieri i tretë i Kombëtares shqiptare për miqësoret e radhës ndaj Malit të Zi në 25 maj në Podgoricë dhe ndaj Andorrës në 2 qeshor në Tiranë. Llani është lojtari i dytë i skuadrës së Laçit që grumbullohet me Kombëtaren për këto dy takime, pas mesfushorit Emiljano Veliajt. Llani u grumbullua në ekipin Kombëtar pasi portieri Arjan Beqaj nuk mund të ishte i gatshëm për Shqipërinë si pasojë e një operacioni në veshka. Trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe, ka grumbulluar gjithse 25 lojtarë për këto dy miqësore. Lojtarët do të grumbullohen nesër në Luz të Kavajës, ku do të zhvillojnë nga dy seanca stërvitore në ditë. Në datë 21 maj ora 17:00 do të zhvillohet një takim miqësor me përfaqësuesen U-19 të Shqipërisë. Më 24 maj futbollistët e kombëtares do të nisen për në Mal të Zi ku do të zhvillojnë takimin miqësor dhe më pas do të rikthehen në Shqipëri ku do të zhvillojnë stërvitjen në Luz, deri në datën 2 qershor, kur do të luajnë me Andorrën në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa"./s.s./
KOMENTE