Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studentët Peticion Kundër Grevës Së Opozitës
English

Studentët Peticion Kundër Grevës Së Opozitës

- Deri tani janë plot 7000 studentë që kanë firmosur peticionin - TIRANË, 18 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Këshilli Kombëtar Studentor (KKS), prej dy ditësh ka iniciuar një peticion të studentëve shqiptarë në të gjitha universitetet publike dhe private të vendit kundër grevës së opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", që sipas tyre, po dëmton proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian si dhe proçesin e liberalizimit të vizave. Me anë të një deklarate për shtyp, kryetarit i KKS-së, Qamil Dika, theksoi se "studentët me firmat e tyre po dëshmojnë që iniciativat e opozitës janë të pashpresa dhe të papërgjegjshme". Sipas Dikës, "deri tani janë plot 7000 studentë, që kanë firmosur peticionin, ku i bëjnë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të mos pengojë ëndrrën e të rinjve shqiptarë për të udhëtuar të lirë nëpër Europë". "Mos pengoni lëvizjen e lirë të studentëve dhe të çdo shqiptari tjeter. Mos u mundoni me tentativa të panumërta të pengoni proçesin e pandalshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe vlerat që ajo perfaqeson", shkruhej në peticionin e studentëve Sipas KKS-së, ky peticion do të vazhdojë të firmoset nga studentët edhe në ditët në vazhdim./s.s./
KOMENTE