Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“The Berlin Wall” mbërrin në Vlorë
English

“The Berlin Wall” mbërrin në Vlorë

Vlorë, 18 maj, NOA /Milena Selimi - Galeria “The Promenade Gallery” dhe Teatri “Petro Marko” në Vlorë janë bërë ‘bujtëse’ të ekspozitës “The Berlin Ëall”, me pjesëmarrjen e dhjetëra artistëve shqiptarë dhe të huaj, e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit maj.

Kuruar nga artistët Artan Shabani & Simone Mazzeto, kjo ekspozitë sjell një koncept artistik rreth asaj çfarë ndodhi në të vërtetë me rënien e Murit të Berlinit dhe kohës kur pushoi Lufta e Ftohtë.

Kjo ekspozitë sjell punë të artistëve në gjinitë: Fotografi, pikturë, video, instalacion, etj, në konceptet e artistëve Zoltan Bela , Giovanni Colagrande, Vanni Cuoghi, Nebojsha Despotovic, Marco Fantini, Giuseppe Gonella , Ervin Hatibi, Dritan Hyska, Ardian Isufi, Vincenzo Marsiglia, Valentina Dell Mathà , Kader Muzaqi, Nadir Montagnana, Alkan Nallbani.

Kuratorët shkruajnë idenë e tyre, e cila mbështetet në një pyetje: “U rrëzuan mure të rinj, apo ato mure nuk ishin rrëzuar kurrë? Mos ndoshta ne ndërtuam të tjerë?”.

Në vazhdim të kësaj ideje, gazetari i “Espresso” Roberto Di Caro shkruan se “Muret kanë veshë, veshët tanë kanë mure: muri është një pengesë, mbyllje, burg, refuzim, frikë, diskriminim. Kush e ndërton është në kërkim të burgut, kush e rrëzon një shpëtimtar. Muret janë kufijtë që shënojnë një hapësirë dhe një hapësirë e palimituar nuk është bërë për të jetuar. Por problemi nuk qëndron thjesht tek muret, por tek varkat, postblloqet, portat. Ka njerëz që i mbajnë ato çelësa. Dhe nëse është i zoti t’i përdorë, për t’i hapur kur duhet dhe t’i mbyllë kur është oportune. Duke filluar nga portat e vetvetes. Çfarë është njohja, çfarë janë emocionet, nëse jo një vazhdimësi e ndërtimit të kufijve të vetvetes? Nëse shpesh lartësohen muret nga frika, nuk është një arsye e vërtetë për të patur frikë nga vetë muret”.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në qytetin e Vlorës deri më datën 30 maj 2010.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE