Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Inkurajoj Dialogun Politik Për Zgjidhjen E Krizës
English

Topi: Inkurajoj Dialogun Politik Për Zgjidhjen E Krizës

TIRANË, 18 Maj/ATSH/.-Presidenti i Republikës, Bamir Topi inkurajoi sot dialogun politik mes palëve, si çelësin e suksesit për zgjidhjen e krizës politike në vend. "Po ndjek me shumë vëmendje situatën dhe inkurajoj dialogun politik. Gjithsesi, çelësi i suksesit është dialogu politik, afrimi i dy palëve, së pari për të riinstaluar dialogun, pastaj për t'u futur në ato terma, të cilat mbi të gjitha janë mekanizma ligjorë', u shpreh Presidenti Topi. Ai nënvizoi se "janë të gjithë instrumentët për të shkuar drejt zgjidhjes së një krize, e cila së paku për mekanizmat ligjore dhe institucionale nuk mungon. Pra, duhet edhe vullneti dhe i inkurajojmë". Kjo deklaratë e Presidentit të Republikës, u bë në përfundim të veprimtarisë së organizuar sot në Teatrin e Operas dhe Baletit me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve./a.s//n.m/
KOMENTE