Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Nuk ka negociata në tryezën time, palët t’i japin fund krizës
English

Topi: Nuk ka negociata në tryezën time, palët t’i japin fund krizës

Tiranë, 18 maj, NOA - Presidenti Bamir Topi ka kërkuar edhe një herë nga dy forcat kryesore që t’i japin fund situatës politike duke rivendosur dialogun.

Në një prononcim dhënë për mediat pas ceremonisë së zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit për Ditën e Jetimëve, kreu i shtetit ka kërkuar dhe një herë përgjegjshmëri nga palët për të gjetur zgjidhjen.

Kreu u shtetit ka thënë se ekzistojnë “të gjitha instrumentet ligjore për zgjidhjen e situatës. Çelësi i suksesit është dialogu politik”.

Nga ana tjetër ai ka hedhur poshtë zhvillimin e negociatave, duke shtuar se në tryezën e tij nuk ka asnjë draft ligjor që po negociohet.

Komentet e Presidentit, Topi për mungesën e një drafti konkret janë barë pas pyetjes mbi zgjedhjen e krizës politike në Komisionin e Venecias.

Në kërkim të një zgjidhje për situatën politike në vend, Presidenti Bamir Topi ka zhvilluar disa ditë më parë takime me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhon Uithers dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse.

Tema e takimit mes diplomatëve dhe Presidenti të vendit ka qenë gjetja e zgjidhjes për situatën politike në vend.

m.xh.NOA

KOMENTE