English

Urgjent – Ambasadori Bosch reagon për komentet mbi ekzistencën ose jo të draftit

Tiranë, 18 Maj 2010 NOA - Ambasadori Robert Bosch, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, bëri sot një deklaratën lidhur me komentet e shumta që janë bërë për ekzistencën ose jo të draftit që ai pretendoi se u ka lënë në tavolinë palëve PD dhe PS dhe Presidentit.

“Kam vërejtur numrin e madh të komenteve publike të bëra pas përgjigjes që i dhashë medias, të premten e kaluar, në lidhje me situatën politike aktuale”, - deklaron ambasadori i OSBE.

Kurse shton: “Theksoj edhe njëherë se, pas nëntë muajsh të gjatë, klasa politike shqiptare duhet të gjejë pa humbur më kohë një zgjidhje për të cilën bien dakord të dyja palët”.

Deklarata mbyllet me apelin: “Çdo zgjidhje e tillë duhet të jetë në përputhje me parimin e transparencës dhe me kornizën ligjore shqiptare”.

r.n/NOA

KOMENTE