Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viagra e tepërt, kitaristi i Tokio Hotel në shtrat për dy ditë
English

Viagra e tepërt, kitaristi i Tokio Hotel në shtrat për dy ditë

Gjermani, 18 Maj NOA - Kanë qenë sasi të tepruar viagre të marra nga kitaristi i grupit Tokio Hotel, Tom Kaulitz, që i kushtuan atij dy ditë në shtrat me një dhimbje koke të tmerrshme.

Diçka e tillë ka ndodhur gjatë një turi që grupi gjerman ishte në Azi dhe në lidhje me këtë fakt ka qenë vetë Tom i cili pranoi këtë lajm dhe e bëri të ditur për mediat.

“Në fillim e pyeta shitësin në qoftë se i dukesha si një njeri që kisha nevojë për to dhe ai mu përgjigj jo por, më tha se fillimisht duhet të provoja një të tillë”, - këto ishin fjalët e Tom Kaulitz në një intervistë të dhënë për mediat gjermane ku ishte në praninë e të vëllait të tij Bill Kaulitz.

Ai më pas ka pranuar se kishte marrë dhe shumë tableta të tjera të viagrës duke thënë se kaloi në një gjendje që i shikonte dhe vajzat të dyfishuara.

Ky shok, siç pohon i vëllai i kitaristit gjerman ka zgjatur për rreth 48 orë.

r.b/NOA

KOMENTE