Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Ish- Aviatori, I Dashuruar Pas Makinave Të Epokës
English

Vlorë: Ish- Aviatori, I Dashuruar Pas Makinave Të "Epokës"

-Profil- VLORË, 18 maj/ATSH-H.Koçi/.- Agim Muçaj, ish- aviatori vlonjat, bën pjesë tek ata njerëz që është vështirë t'u përcaktosh moshën. Kjo edhe për shkak të profesonit të dikurshëm, për natyrën e tij dinamike, guximit për t'i dalë ballasi jetës dhe për të mos iu shmangur sfidave të saj. Jeta e Agimit tashmë është e ndarë mes Vlorës dhe Firences (Itali), ku ka emigruar prej vitesh. Në këtë dyzim ndikon mendimi i tij për të tashmen dhe për të ardhmen. Pavarësisht se është 55 vjeç, ai është mjaft optimist për gjithçka synon dhe mendon të bëjë. Madje është shumë optimist edhe për realizimin e ëndrrës së tij, të krijimit të një shoqate kombëtare të makinave të epokës. Duket paksa e çuditshme kjo dëshirë e tij për realitetin shqiptar. Por, jo e parealizueshme. Në fakt ai ka nisur ta konkretizojë atë. Muaj më parë u shfaq në Vlorë me dy makina klasike. Tërhoqi vëmendjen e bashkëqytetarëve. Teksa lëvizte në rrugët e qytetit, shumëkush fokusohej tek ato dy mjete që qarkullonin të pasfiduara në lumin e makinave, prodhim i viteve të fundit. - "Citroen" dhe "Morris", dy automjete që sfidojnë kohën- Agimi është pronar i dy automjeteve të vjetra, por të mbajtura mjaft mirë. I pari është një automjet "Morris"-francez, model i vitit 1923, prodhuar në vitin 1979. I dyti është një automjet "Citroen", model i vitit 1932, prodhuar në vitin 1948. Të dy kanë historitë e tyre, që i bëjnë edhe më të veçantë dhe më me vlerë. Automjeti i tipit "Morris" është prodhuar në Argjentinë. Ai u soll në Itali (Firence), nga një çift bashkëshortësh të moshuar. Autovetura është prodhuar me porosi dhe është imitim i plotë i asaj që është realizuar për herë të parë në vitin 1923, në Francë. Projektuesit janë kujdesuar që të respektojnë me përpikmëri të gjitha detajet dhe parametrat e modelit të pothuajse 100 viteve më parë. Është një automjet "Kabriole", me motor dhe pajisjet e tjera të imituara në pjesën e përparme, por realisht funksionale në pjesën e pasme të automjetit. "Ky tip mjeti nuk prodhohet më prej shumë dekadash në Evropë dhe realizimi i tij ishte një përjashtim", thotë Agimi. Nga ana tjetër, "Citroeni" ka një histori edhe më komplekse. Ai është model i vitit 1932 dhe është prodhuar në vitin 1948, në Francë. Sipas Agimit, ky tip autoveture shënon një revolucion në prodhimin e makinave në Evropën e viteve '30 të shekullit të kaluar. Për herë të parë, projektuesit realizuan në vitin 1932 një autoveturë tërësisht me pjesë metalike, ndërkohë që deri në atë kohë përdorej pjesërisht edhe druri në ndërtimin e kabinës. Po ashtu, për herë të parë u aplikuan format e rrumbullakosura në konceptimin e trupit të automjetit."Sa për kuriozitet, për shkak të cilësive të veçanta të kësaj autoveture, ajo pëlqehej dhe përdorej gjerësisht nga struktura të Mafias të asaj kohe. Ndërkohë, me pushtimin e Francës nga nazistët, u sekuestruan mjaft mjete të kësaj marke, që ju vunë në dispozicion strukturave të Gestapos dhe shërbimeve të tjera të fshehta gjermane, tregon Agimi, që e ka studiuar me mjaft detaje historinë e kësaj autoveture. "Citroeni" ishte në pronësi të kryetarit të komunës të Montekatinit (Firence), por pas vdekjes të tij vite më parë, ajo i mbeti të birit. "Pasioni për mjetet e vjetra më çoi tek kjo pasuri e rrallë", thotë Agimi, që sqaron se ky tip "Citroeni" është prodhuar deri në vitin 1950. -Ëndrra e Agimit, shoqata kombëtare e makinave të epokës- I pasionuar pas makinave të vjetra, Agimi tregon se krijimi i një shoqate me makina të epokës, do të jetë një risi dhe një ngjarje pozitive. Me termin "makina të epokës" ai nënkupton autovetura të vjetra, që nuk prodhohen prej vitesh, por duke qenë të mirëmbajtura, krijojnë vlera të veçanta. "Dikur, në klasifikimin makina të epokës, përfshiheshin ato autovetura, me një histori mbi 25 vjeçare. Tashmë, ky kusht ka ndryshuar dhe është bërë 35 vjet dhe po diskutohet për ta çuar në mbi 40 vjet", tregon ai, duke ju referuar praktikës perëndimore. Ai thotë se në Itali dhe gjetkë, këto shoqata subvencionohen nga shteti sepse ruajnë dhe percjellin vlera domethënëse. Në raste përvjetorësh e ngjarjesh të veçanta, anëtarët e shoqatave të tilla organizojnë parada me automjetet që disponojnë, duke shfrytëzuar për këtë qëllim sheshet e vjetra të qyteteve. "Realizimi i një projekti të kësaj natyre në Vlorë, apo qytete të tjera të vendit, do të jetë mjaft i veçantë", thotë Agimi./s.s./
KOMENTE