Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje mes policësh në Shkodër, dorëzohet i dyshuari
English

Vrasje mes policësh në Shkodër, dorëzohet i dyshuari

Shkodër, 18 maj NOA Update – Një vrasje mes uniformash blu ka ndodhur pasdrekën e sotme në Shkodër, viktima është Ton Jakini, kurse autori i dyshuar, Ramiz Ademi i cili u dorëzua tek kolegët e tij, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës, pranë postës së Policisë lokale. Burimet policore thanë se paraprakisht dyshohet për një vrasje për motive të dobëta.

Në një çast gjaknxehtësie, i dyshuari Ramiz Ademi ka hapur zjarr ndaj kolegut të tij polic, Ton Jakini, nga fshati Hajmel i Shkodrës duke i marrë jetën.

Policia tha se eshte vene ne ndjekje te autorit te dyshuar i cili u largua me shpejtesi nga vendngjarja, por eshte arrestuar pak minuta me pas ne kushtet e flagrances, pasi u dorëzua pa bërë rezistencë.

Deshmitaret thane se krimi ndodhi fare prane postes policore dhe prane protagonisteve, autorit dhe viktimes, gjendeshin edhe disa police të tjerë.

Paraprakisht dyshohet se i dyshuari ishte ne gjendje te dehur ne momentet e aktit vrasës. Krimi ndodhi ne momentet e dorezimit te detyres nga palët, viktima dhe i dyshuari.

e.r/r.d/NOA Vijon...

KOMENTE