Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident/Kaczynski - Rusia: Prani E Personave Të Tjerë Në Kabinën E Pilotit
English

Aksident/Kaczynski - Rusia: Prani E Personave Të Tjerë Në Kabinën E Pilotit

MOSKË, 19 maj /ATSH-AFP/ - Disa persona që nuk ishin pjesë ekuipazhit ndodheshin në kabinën e pilotit të avionit të presidentit polak, Lech Kaczynski para se ky i fundit të rrëzohej, deklaroi sot në Moskë shefja e komisionit të aviacionit intertaktik, me bërjen publike të rezultateve të para të hetimeve. "Është zbuluar se në kabinën e pilotit ndodheshin edhe disa persona të tjerë që nuk ishin anëtarë të ekuipazhit. Kemi arritur të identifikojmë zërin e njërit prej tyre, tjetri ose të tjerët duhet të identifikohen nga pala polake", deklaroi Tatiana Anodina, shefe e organizatës së krijuar për hetimin e aksidenteve ajrore që lidhen me vendet ish-sovjetike. Ajo nuk saktësoi asnjë hollësi lidhur me identitetin e personit të identifikuar dhe as për përmbajtjen e bisedës së realizuar në kabinën e pilotit, gjatë konferencës së shtypi që kishte si qëllim të bënte publike konkluzionet e para të hetimeve. Përfaqësuesi polak, Edmund Klich, nga ana e tij deklaroi për shtypin se ''nuk besonte'' që kjo prani e dikujt jo anëtar të ekuipazhit të mund të jetë shkaku i katastrofës./ /i.p/
KOMENTE