Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, Berisha: Investimet, Dëshmi E Gjallërisë Së Ekonomisë Shqiptare
English

Durrës, Berisha: Investimet, Dëshmi E Gjallërisë Së Ekonomisë Shqiptare

DURRËS, 19 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. -"Investimet që po realizohen në të gjithë vendin janë dëshmi madhore e gjallërisë dhe entuziazmit të ekonomisë shqiptare", deklaroi të mërkurën pasdite në Durrës Kryeministri Sali Berisha. Pasi përuroi fillimin e punimeve për zgjerimin dhe modernizimin e kalatës lindore të portit detar të Durrësit, me një financim prej 1.1 miliardë lek nga Autoriteti Portual, Kryeministri Berisha tha se, rritja e eksporteve shqiptare është një tregues tjetër i rritjes ekonomike të vendit. "Gjatë katër muajve të parë të këtij viti raporti i eksporteve me importet është vetëm një më dy, nga një raport prej 9 me 1 në favor të importeve vetëm dy vjet më parë", tha Kreu i Qeverisë. Duke iu referuar krizës ekonomike globale Kryeministri Berisha vlerësoi se rritja e eksporteve shqiptare është dëshmi e preferencës së tregjeve të huaja për produktet shqiptare, veçanërisht në tekstile e manifaturë, çka dëshmon edhe për rrritjen e punësimit në këta sektorë. Kryeministri Berisha tha se megjithse një pjesë e mirë e vendeve të Evropës kanë shkurtuar ndjeshëm pagat dhe rrogat, në vendin tonë ka ndodhur e kundërta, "ne do të rrisim rrogat dhe pensionet dhe do të vazhdojmë të gjitha projektet tona sipas parashikimeve". Ai bëri të ditur se institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare do të mbështesin ndërtimin e rrugës së Arbërit, atë të Boshtit të Jugut dhe ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, ndërsa mbi 400 milion USD po i kalojnë Fondit të Zhvillimit Shqiptar për ndërtimin e rrugëve të reja në të gjithë vendin. Duke folur për investimet në Portin e Durrësit Kryeministri Berisha tha se "rritja e kapaciteteve përpunuese të portit detar, thellimi i basenit të tij për përpunimin e anijeve më të mëdha tregtare si dhe puna për përfundimin e terminalit të udhëtarëve janë një tjetër tregues i realizimit të financimeve të mëdha në infrastrukturë". Kryeministri Berisha i ftoi të gjithë shqiptarët "të vazhdojmë me optimizëm rrugën e nisur drejt Evropës së bashkuar". /s.s./
KOMENTE