Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Të Rinjtë Ballkanas Në Maratonën Rinore 2010
English

Durrës: Të Rinjtë Ballkanas Në Maratonën Rinore 2010

DURRËS, 19 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Durrësi për tre ditë do të jetë qendra e veprimtarive artistike rinore, me pjesmarrjen e më shumë se 450 nxënësve nga shkollat e mesme të Shqipërisë dhe nga vende të tjera të Ballkanit. Udhëheqësi artistik i Festivalit "Maratona Rinore 2010", Arjan Plaku, tha për ATSH-në se krahas të rinjve nga Durrësi, Tirana, Shkodra, Korça, Kruja e Lushnja, kanë mbërritur bashkëmoshatarë të tyre nga Prishtina (Kosovë), Ulqini e Budva (Mali I Zi), Shkupi (Maqedoni) dhe Sofia (Bullgari), duke realizuar shkëmbime kulturash dhe përvojash rinore në fushën e artit skenik. "Maratona Rinore 2010 kërkon ta kthejë për disa ditë Durrësin në kryeqytetin e rinisë ballkanase," tha Arjan Plaku. Mbrëmjen e kaluar në skenën e teatrit "Aleksandër Moisiu" të qytetit të Durrësit u ngjitën grupet rinore nga Shkodra, Lushnja, Kruja, Shkupi dhe Sofja duke sjellë larmi të pafund ngjyrash dhe kostumesh, që promovuan talentet dhe grupet më të mira në gjini të ndryshme si kengë, kërcim modern, aerobi, etyd, skeç, pantomimë, interpretim skenik, valle popullore, etj. Sipas udhëheqësit artistik Arjan Plaku ansambli i të rinjve "Zdravets" nga Bullgaria, orkestra e kitarrave "Vihuela" nga Prishtina, trupa e kërcimit modern "Rebis" nga Shkupi dhe trupa rinore profesioniste "Stefan Ljubisa" nga Budva janë disa nga surprizat e Maratonës Rinore 2010. Maratona rinore në Durrës organizohet nga Fondacioni Kulturor "Bluepidamnus" dhe mbështetet nga Raiffeisen Bank, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Bashkia./ch/
KOMENTE