Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familjarët e grevistëve, protestë para zyrave të Komisionit Evropian
English

Familjarët e grevistëve, protestë para zyrave të Komisionit Evropian

Tiranë, 19 maj, NOA – Familjarë të grevistëve të urisë, të ngujuar para zyrës së kryeministrit prej mëse 19 ditësh, kanë ndërmarrë një protestë para selisë së delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, duke lëshuar parrulla për prononcimin sa më parë të tyre mbi zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Në prononcimet e tyre për median, ata bëjnë me dijeni se kërkojnë që faktori ndërkombëtar të reagojë në lidhje me situatën e rëndë të krijuar, sipas tyre, e cila po tregohet më së miri me sakrificën që të afërmit kanë ndërmarrë në bulevardin kryesor të vendit.

“Ne do ta vazhdojmë reagimin tonë edhe ditët e tjera, ditë për ditë dhe përballë të gjitha institucionet ndërkombëtare, deri sa ata të reagojnë qartë nëse janë për një Shqipëri demokratike, apo për një pseudo-demokraci”, kanë pohuar ata lidhur me vazhdimësinë e protestës.

Ata mbajnë në duar pllakata të shkruara në gjuhën angleze si “Stop heshtjes, flisni”, “Europa është për transparencë”, etj.

a.y/NOA

KOMENTE