Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia Me Benzinën Më Të Shtrenjtë Në Evropë
English

Greqia Me Benzinën Më Të Shtrenjtë Në Evropë

ATHINË, 19 maj 2010 /ATSH-MIA/ - Greqia tashmë zyrtarisht mban rekordin e vendit me benzinën pa plumb më të shtrenjtë mes 27 vendeve anëtare të BE-së, tregojnë rezultatet e Eurostatit. Pas rritjes sërish të tatimit special ndaj derivateve, të urdhëruar këtë vit, çmimi mesatar i benzinës pa plumb tashmë e kalon 1.5 euro për litër. Të mëdha janë edhe dallimet e çmimeve në rajone të ndryshme në Greqi, ku një litër benzinë në disa vende, siç është rajoni i Magnisias, në Greqinë qendrore, është 1.71 euro. Benzinë më të lirë ka në Selanik me rreth 1.3 euro për litër. Në vendet e tjera të BE-së çmimi mesatar i benzinës është nën 1.4 euro për litër. /e.v/
KOMENTE