Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hepatitet-Vaksinimi, Elementi I Parë Për Parandalimin E Tyre
English

Hepatitet-Vaksinimi, Elementi I Parë Për Parandalimin E Tyre

- Në Ditën Botërore Kundër Hepatiteve - TIRANË, 19 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Vaksinimi kundër hepatiteve cilësohet elementi i parë për parandalimin e sëmundjes, theksuan sot në Ditën Botërore kundër Hepatiteve specialistët e shëndetësisë, bashkë me apelin që ky proçes të përfshijë fëmijët për t'i mbrojtur nga këto sëmundje. Në Shqipëri njihen tashmë Hepatitet virale A, B dhe C. Në Strategjinë Kombëtare të Imunizimit 2009-2013, Ministria e Shëndetësisë ka shtuar disa skenarë për vaksinimin kundër sëmundjes dhe parashikon futjen e vaksinës së Hepatitit A në vitin 2012, si pasojë e ndryshimit të profilit epidemiologjik të saj drejt adoleshentëve dhe të rinjve. Kundër Hepatitit B, Shqipëria ka një strategji të qartë, ku vlerësohet element me rëndësi ruajtja e cilësisë së lartë të vaksinës deri në momentin kur fëmija e merr atë (kontrolli zinxhir ftohës) dhe kryerja e studimeve të sfero-prevalencës për të parë efikasitetin që ka dhënë tek fëmijët. Pjesë e Strategjisë Kombëtare të Imunizmit 2009-2013 është dhe futja e vaksinës së Hepatitit B, e përfshirë në atë pentavalente, që nisi zbatimin në mars 2009. Kontrolli i Hepatitit B në moshat 18 vjeç dhe grupet e riskut, duke ruajtur një mbulesë të lartë vaksinale dhe kryer fushata vaksinimi për fëmijët 15-18 vjeç, është synim i strategjisë, që parashikon gjithashtu testimin e grave shtatëzëna për hepatitet virale. Në 1991, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë iu drejtua vendeve të botës për të përfshirë vaksinimin kundër Hepatit B në programet kombëtare imunizuese, Shqipëria kishte një prevalencë prej 18 për qind të Hepatitit B, me të dhëna të përafërta me vendet e Azisë së Largët. Me sensibilizimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë nisi në 1994 vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve të porsalindur, strategji e suksesshme për luftën kundër Hepatit B, prevalenca e të cilit në vendin tonë llogarit 9 për qind të të prekurve. Hepatitet përfaqësojnë sëmundjet infektive më të përhapura në botë. Për Hepatitin C, në botë vlerësohen rreth 20 mijë të infektuar çdo vit. - Të dhëna për hepatitet - Rrugët kryesore për tejçimin e virusit të Hepatit B merren nëpërmjet gjakut të infektuar e kontaktit seksual, ndërsa për virusin e Hepatit C përmes kontaktit direkt me gjakun e infektuar, nënprodukteve të tij të politrasfuzuar, talasemikët, etj. Megjithëse shkaku më i shpeshtë janë infeksionet virale, ka dhe shkaqe të tjera të hepatiteve, si lëndët kimike toksike, disa ilaçe p.sh izoniazidi (ilaç tuberkulozi), alkooli, disa mikrobe bakteriale, etj. Nëse ky proçes inflamacioni (ku përfshihet shkaktari dhe qelizat mbrojtëse të trupit, bashkë me lëndët që prodhojnë) është i menjëhershëm dhe i fuqishëm, atëherë merr emrin hepatiti viral akut e nëse zgjat mbi 6 muaj, merr emrin hepatiti viral kronik. Shpesh në popull hepatiti quhet dhe verdhëz, por kjo nuk është sëmundjeje, por shenje. Jo vetëm gjatë hepatitit, por edhe gjatë problemeve me tëmthin (p.sh gur në tëmth) apo tek të sapolindurit, etj. mund të shfaqet verdhëza, të cilat nuk janë sëmundje ngjitëse si hepatiti. Krahas masave të tjera, specialistët rekomandojnë kontroll të rreptë dhe zbatimin e normave higjieno-sanitare, veçanërisht i ujit, ushqimeve, nyjet higjieno-sanitare, personeli që manipulon me produktet ushqimore, etj, sidomos për parandalimin e infeksionit nga hepatiti A dhe E, që ka si kusht transmetimi, nivelin e ulët higjieno-sanitar./n.m/
KOMENTE