Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ismail Kadare “ngjall” dashurinë me romanin “Aksidenti”
English

Ismail Kadare “ngjall” dashurinë me romanin “Aksidenti”

Tiranë, 19 maj, NOA /Milena Selimi - Këto ditë, shtëpia botuese “Onufri” ka hedhur në treg romanin “Aksidenti” të shkrimtarit, Ismail Kadare, shkruar në vitet 2003-2004. “Aksidenti”, një nga romanet e fundit të shkrimtarit, botohet në gjuhën shqipe pas prezantimit të tij në Francë, fillimisht si pjesë e kolanës së veprave të tij e tanimë, edhe si libër më vete.

Kjo vepër trajton një histori të mirëfilltë dashurie, një dashuri shumë më të thellë, shpirtërore, në kufijtë e ireales, pasuruar edhe me motive mitike. Një histori kodesh dhe kërkimi të së pamundurës.

Parathënia e botimit francez paralajmëronte se në këtë roman, Kadare, i kushton një vend të rëndësishëm dhe të veçantë, temës së seksualitetit, një befasi për lexuesit e tij. Aksidenti në kilometrin e 17-të të një rruge, u merr jetën 2 të dashuruarve, Rovenës dhe Besfortit, të cilët edhe pas 9 vitesh bashkë i përjetuan, por nuk i kuptuan ndjenjat e tyre.

“Në këtë vepër magjistrale, - thuhet në paraqitjen e botimit francez, - Kadare është përpjekur të tregojë të patregueshmen: një histori dashurie apo një histori vrasjeje, apo ndoshta një tjetër histori, që i mbulon të dyja si një maskë? Pyetja, gjer në mbarim të librit nuk i ndahet lexuesit”. Është e njëjta enigmë që ndjek hetuesit, teksa mundohen të gjejnë shkaqet e aksidentit. Çfarë pa shoferi në pasqyrën e makinës, që i tërhoqi vëmendjen dhe e çoi në aksidentin fatal?

Sipas studiuesit Jean-Paul Champseix, “Romani i fundit i Ismail Kadaresë, pa dyshim do t’i befasojë lexuesit e tij të zakonshëm. Periudha komuniste, edhe pse është përmendur, nuk është më në plan të parë dhe vetë Shqipëria nuk është më shprehimisht qendrore. Flitej me shaka se në tërë veprat e këtij shkrimtari, nuk kishte as hero, as dashuri. Ky pohim bie poshtë me ‘Aksidentin’, i cili ka të bëjë kryesisht me natyrën e marrëdhënieve dashurore. Një çift që jeton një dashuri të gjatë, edhe pse shumë të stuhishme, përfundon në një humnerë, pas gabimit të një shoferi taksie. Kryhet një hetim, në përpjekje për të rindërtuar ditët e fundit të viktimave”- vazhdon ai në parathënien e librit. “Si gjithmonë, te Kadareja është e pamundur të vendosësh fakte. Realja të shpëton, përvidhet, tretet ose merr forma që sfidojnë logjikën. Nuk bëhet fjalë për subjektivitetin e thjeshtë njerëzor ose të mos-rrjedhshmërisë së dëshirës ose të rindërtimeve. Realiteti ka të bëjë me tjetër gjë. Të gjallët nuk janë veçse përdorues të një universi, që i shohin veç dukjen.

Ky roman ambicioz, kundër rrymës – e pakta që mund të themi për të – shkëlqen në një arsyetim të stërholluar, tepër tërheqës, që bëhet magjepsës me të gjitha pistat që hap. Raportet e çiftit kthehen në një antropologji të thurur me tregime të panumërta, të para si “rrëfimi i të vdekurve”. Kadareja gjykonte dikur se censura staliniste kishte vrarë para kohe në trurin e tij “qelizat pararojë, vetë ato që ripërtërijnë artin” (Bisedë me Eric Faye, Corti, Paris, 1991). Sidoqoftë, disa prej tyre duhet t’i kenë rezistuar goditjes... Hetuesi, në fund të romanit, jep frytin e përsiatjes së tij në shkëmbim të pasqyrës që do të marrë me vete në varr.

Ai harton një testament, duke dëshiruar që varri i tij të hapet pas një mijë vjetësh, sepse është i bindur se “pasqyrat, te të cilat gratë zbukuroheshin përpara se të putheshin, ose të vriteshin, diçka thithnin prej tyre. Mirëpo në këtë botë shpërfillëse askujt nuk i kishte rënë ndërmend të merrej me to”.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE