English

Kosova Merr Ftesën Për Samitin E Sarajevës

PRISHTINË, 19 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marre ftesën për pjesëmarrje në Samitin e Sarajevës. Komisioni Evropian i ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme ftesën e Presidencës Spanjolle të BE-së për pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Skender Hyseni në Samitin e Sarajevës, i cili do të mbahet në 2 qershor. Sipas njoftimit zyrtar që dha sot rreth mesditës Ministria e Jashtme kosovare, në ftesë thuhet se, takimi do të mbahet nën formatin "Gymnich", format me të cilin institucionet e Republikës së Kosovës janë pajtuar pasi ofron një pjesëmarrje të barabartë me vendet e tjera. /a.ke/
KOMENTE