Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Presidenti I Maldiveve Siguron Sejdiun Se Do Vazhdojë Angazhimet Për Njohje Të Reja
English

Kosove: Presidenti I Maldiveve Siguron Sejdiun Se Do Vazhdojë Angazhimet Për Njohje Të Reja

PRISHTINË, 19 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Maldiveve, Mohamed Nasheed, e siguroi sot Presidentin kosovar Fatmir Sejdiu se do të vazhdojë të angazhohet për njohjen e Kosovës, sidomos nga vendet e Konferencës Islamike dhe vendet e tjera, me të cilat Maldivet kanë raporte më të ngushta. "Ne jemi krenarë që ndër vendet e para të botës islamike e kemi njohur Republikën e pavarur të Kosovës, por ju siguroj se do të punojmë edhe më shumë, në mënyrë që Kosova të ketë njohje të reja, të forcohet dhe të përparojë në të gjitha fushat", tha Presidenti Mohamed Nasheed, bën të ditur Presidenca kosovare. Presidenti Sejdiu ka mbajtur sot në Forumin Islamik Ekonomik Botëror një fjalim dhe është takuar me liderë të ndryshëm të vendeve që po marrin pjesë në këtë forum. /a./ke/
KOMENTE