English

Me Murinon, edhe Macion shkon tek Reali

Spanjë, 19 Maj NOA - Në qoftë se tekniku aktual i Interit, Hose Murinjo sezonin e ardhshëm, do të shkojë në drejtim të Realit të Madridit, atëherë ai do të marrë me vete dhe lojtarin e ziklatërve, Maicon.

Këtë lajme e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” sipas të cilës klubi spanjoll ka arritur një akord për transferimin e brazilianit në radhët e ekipit të tyre për një shifër, e cila kap vlerën e 25 milion eurove.

Krahas tij flitet se Reali ka arritur një marrëveshje dhe me skuadrën e Benficës për lojtarin e tyre Di Maria, i cili vitin e ardhshëm mund të jetë pikërisht pjesë e “Los Blancos”.

r.b/NOA

KOMENTE