Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Prifti: Për sektorin energjetik, qeveria do japë maksimumin
English

Ministri Prifti: Për sektorin energjetik, qeveria do japë maksimumin

Tiranë, 19 maj, NOA – Qeveria shqiptare e ka konsideruar dhe konsideron si një ndër prioritetet e saj më të mëdha zhvillimin e sektorit energjetik.

Një fakt të tillë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, e bëri me dijeni gjatë fjalimit që mbajti në konferencën “Mbështetja italiane për integrimin e Shqipërisë në BE”.

Sipas tij, rritja e sigurisë së furnizimit ka qenë detyra kryesore e Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe është trajtuar në disa skenarë, për të realizuar një furnizim me kosto minimale dhe miqësor ndaj mjedisit.

“Dispozitat bazë të sigurisë së furnizimit me energji elektrike janë marrë parasysh përgjithësisht në legjislacion primar dhe sekondar të sektorit elektrik. Rritja e sigurisë së furnizimit përshkon edhe Modelin e Ri të Tregut të Energjisë, që nëpërmjet rregullave të bashkëveprimit të operatorëve të ndryshëm, synon pikërisht garantimin e sigurimit të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike”, u shpreh ai.

Më tej, ai renditi disa nga drejtimet në të cilat është mbështetur puna e qeverisë, si përcaktimi i një politike afatgjate për zhvillimin e sektorit elektrik, me synim sigurimin e një furnizimi gjithëvjetor dhe cilësor të konsumatorëve me energji elektrike.

“Për realizimin e këtij objektivi, - tha ministri Dritan Prifti, - u përcaktuan dhe masat kryesore si përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator, duke e përafruar me atë të BE; përmirësimi i organizimit të strukturave të këtij sektori; përmirësimi i tarifave të shitjes së energjisë elektrike; apo përmirësimi i infrastrukturës prodhuese dhe transmetuese të energjisë elektrike”.

“Sot mund të themi se të katër këto objektiva janë realizuar në tërësinë e tyre dhe në masën e parashikuar për këtë periudhë”, përfundoi ministri, duke vënë theksin në amendimin e herëpashershëm të kuadrit ligjor, në organizimin e sektorit elektrik dhe ndarjen e KESH, apo në privatizimin e OSSH.

n.e/NOA

KOMENTE