Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një Studim Ballkanik Per Abuzimet Me Fëmijët
English

Një Studim Ballkanik Per Abuzimet Me Fëmijët

TIRANE, 19 Maj/ATSH, E. Gjikolli/- Format e abuzimit me fëmijët në nëntë vendet e Ballkanit do të jenë kryefjala e një studimi shkencor që do të përfshijë mbi 60 mijë prindër dhe fëmijë të moshës 11- 16 vjeç. Për realizmin e këtij studimi, që mbështet financiarisht nga programi FP7 i Bashkimit Europian, përfaqësues të nëntë vendeve të rajonit, u mblodhën sot në Tiranë në Forumin Ballkanik "Fenomeni i abuzimit dhe neglizhimit të fëmijëve". "Ky takim ka qëllim përgatitjen e pyetësorit për fëmijët, metodologjinë, duke ruajtur privatësinë e prindërve dhe fëmijëve. Çdo pyetësor do të shoqërohet edhe me një leje të realzimit të këtij pyetësori në të gjithë Shqipërinë", tha për ATSH-në, drejtuesi i Qëndrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), Altin Hazizaj, i cili drejtoi forumin. Qëllimi i këtij studimi, sipas tij, qëndron në evidentimin në aspekte specifike të shkallës së abuzimit të fëmijëve në të gjithë Ballkanin. "Studimi do të ketë të gjitha standardet shkencore të përcaktuara nga BE dhe rezultatet e tij do të identifikojnë se sa të përhapur janë të gjitha llojet e abuzimit, përfshirë edhe neglizhimin", tha Hazizaj. Ai vuri në dukje, se studimi për pjesën shqiptare, do të konsiderohet kombëtar. Në Shqipëri pjëse e pyetësorëve do të jenë minimalisht mbi 6 mijë prindër dhe fëmijë. Rezultatet e tij do t'u shërbejnë politikbërësve për të marrë masa efikase ndaj formave të abuzimit me fëmijët. Nëntë vendet e Ballaknit (si: Shqipëria, Turqia, Greqia, Maqedonia, Serbia, Rumania, Bullgaria, Bosnje- Hercegovina, Malizi i Zi), po bashkëpunojmë me qëndrat dhe institutet më të njohura të fëmijëve në të gjitha vendet e rajonit./n.m/
KOMENTE