Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Greva E Urisë Ia Arriti Qëllimit, Zgjidhja Kërkon Vullnet Politik
English

Rama: "Greva E Urisë Ia Arriti Qëllimit, Zgjidhja Kërkon Vullnet Politik"

TIRANË, 19 Maj /ATSH/ - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh të mërkurën në mbrëmje pas mbylljes së grevës së urisë, se "greva i arriti qëllimet në shumë aspekte dhe në radhë të parë në shprehjen e një fuqie opozitare që Shqipëria se ka njohur kurrë më parë, një shpirti opozitar të mishëruar në trupa njerëzish të bërë një dhe të vendosur për ta simbolizuar këtë përpjekje paqësore, por këmbëngulëse në kërkim të diçkaje elementare, por themelore, transparencës". Në lidhje me takimin e nesërm në Strasburg, Rama tha se "është e qartë se takimi bëhet për t'i dhënë zgjidhje një krize, e cila zgjati në kërkim të transparencës dhe kemi qenë, jemi dhe do të jemi të gatshëm për të kontribuar që zgjidhja të jepet, që rruga e transparencës të hapet dhe interesi publik të mbrohet siç e kemi mbrojtur, por këtë radhë duke u garantuar dhe duke bërë të mundur që për të gjithë shqiptarët zgjedhjet të jenë një proçes normal demokratik". Sipas Ramës, zgjidhja nuk është një çështje teknike, por mund të vijë vetëm si pasojë e një vullneti politik, i cili nuk duhet të mungojë, siç ka munguar deri tani. Partia Socialiste nisi në 30 prill protestat për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar. Me të njëjtën kërkesë 22 deputetë të PS-së dhe 180 simpatizantë të kësaj partie hynë në një grevë urie në disa çadra të ngritura përpara selisë së qeverisë, grevë që përfundoi sot në mbrëmje. Zyra e shtypit e qeverisë shqiptare njoftoi sot në mbrëmje se për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar, me ftesë të zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partive Socialiste Europiane në Parlamentin Evropian, Kryeministri Berisha niset për në Strasburg, ku do të marrë pjesë nesër në një darkë që shtrohet për të dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë kësaj darke do të diskutohet gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t'i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri. /gj.m/s.s./
KOMENTE