Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, Shkarkohet Stafi Teknik I Vllaznisë
English

Shkodër, Shkarkohet Stafi Teknik I Vllaznisë

- Priten edhe ndëshkime edhe tek titullarët e ekipit si shkaktarë të hunbjes me Teutën e Durrësit- SHKODËR, 18 Maj/ATSH-G. Marku/- Humbja ndaj Teutës së Durrësit me rezultatin 0 me 2 i ka shkaktuar largimin nga detyra stafit teknik të Vllaznisë së Shkodrës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili, pas një mbledhje të zhvilluar dy orë pas ndeshjes, ka deklaruar vendimin e marrë. Përveç treshes drejtuese, trajnerit të parë Edi Martini si dhe dy ndihmësve të tij, Esat Rakiqi dhe Avenir Dani, presidenti i kuqebluve ka bërë të ditur se masa të rënda ndëshkuese pritet të merren edhe për një pjesë të futbollistëve titullarë që janë nën kontratë me Vllazninë, të cilët dyshohen që, së bashku me arbitrat e ndeshjes, kanë ndikuar në humbjen e Vllaznisë në përballjen e sotme me Teutën e Durrësit në "Loro Boriçi". Sipas njoftimit zyrtar, vendimi për futbollistët pritet të merret pasi të jetë zhvilluar një analizë e hollësishme, shoqëruar me pamjet filmike, ku do të verifikohet kontributi i secilit futbollist. Vllaznia i bëri një mbyllje aspak të mirë kampionatit kombëtar të superligës. Pas pësimit të dy golave të njëpasnjëshëm në fillim të pjesës së dytë, që të dy nga i njëjti futbollist, Mile, në minutat 46 dhe 51-të, tifozëria shkodrane kishte besim se kuqeblutë do të mundnin të reagonin për të barazuar, dhe pse jo edhe për të fituar ndeshjen, por kur kanë parë që forca e tyre reaguese ka qënë në kufijtë minimale, atëherë, një pjesë e mirë e tyre kanë filluar të largohen nga shkallët e stadiumit "Loro Boriçi" të pakënaqur nga kjo mbyllje aspak dinjitoze që Vllaznia i bëri kampionatit, duke bërë përgjegjës skuadrën, stafin teknik dhe presidencën e klubit 'Vllaznia'. Kjo humbje nuk kishte ndonjë ndikim të madh tek Vllaznia, pasi ajo ishte larguar nga pretendimet e futjes në zonën europiane, ndërkohë që nuk rrezikonte as edhe në rënien nga Superliga. Por, në krahun tjetër, fitorja 2 me 0 ka patur rëndësinë e duhur për Teutën, pasi e ka shpëtuar përfundimisht atë nga zbritja një kategori më poshtë./s.s./
KOMENTE