Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkolla 9-vjeçare e Gërdecit me kushte moderne për zhvillimin e mësimit
English

Shkolla 9-vjeçare e Gërdecit me kushte moderne për zhvillimin e mësimit

Vodafone Albania dhuroi 30 milionë lekë të reja për rikonstruktimin e plotë të shkollës

Tiranë, 19 Maj 2010 NOA - Shkolla 9-vjeçare e Gërdecit e shkatërruar thuajse plotësisht nga shpërthimi i marsit 2008 është shndërruar tashmë në një shkollë moderne. Kompania Vodafone Albania përmes Fondacionit të saj kontribuoi në shumën prej 30 milionësh lekë të reja për të bërë rikonstruktimin e plotë të godinës, instalimet e ngrohjes qendrore, ujit dhe sistemit të daljeve të emergjencës.

Ky financim përfaqëson dhe investimin më të madh që një biznes i vetëm dhuroi në përgjigje të nevojave të komunitetit të prekur nga fatkeqësia; një investim që ndihmon çdo familje të asaj zone; një vepër që jo vetëm është për brezin që sot edukohet e arsimohet por do shërbejë për brezat e ardhshëm gjithashtu.

Një prej sukseseve të gjeneruara nga ky investim ishte dhe mbështetja e tij prej një numri të madh donatorësh që ofruan kontributin e tyre në aspekte të ndryshme me ndikim të rëndësishëm për cilësinë e të mësuarit për fëmijët e Gërdecit. Një sërë organizmash të tjerë kontribuuan në rregullimin e ambienteve të veçanta dhe në ofrimin e pajisjeve mësimore.

Prezenca e OSBE-së kontribuoi për pajisjen me mjete të nevojshme të disa klasave, veçanërisht laboratorin e kompjuterëve dhe klasën e grupit parashkollor. Ambasada Franceze mori përsipër pajisjen me mjete didaktike e materiale të tjera, Qendra Rajonale e Mjedisit kontribuoi në realizimin e laboratorit te biologjisë si dhe pajisjen me koshat për mbeturinat.

Kontribuues në përmirësimin e ambienteve të shkollës ishin dhe një sërë organizmash e fondacionesh të tjera vendase dhe të huaja.

Javën e shkuar në mjediset e shkollës 9-vjeçare të Gërdecit, tashmë funksionale, moderne, dhe model për çdo shkollë tjetër ne Shqipëri, personeli i shkollës organizoi një ceremoni të veçantë në mirënjohje të donatorëve që mundësuan rikonstruktimin e plotë dhe pajisjen me ambiente bashkëkohore mësimi në këtë shkollë.

Përfaqësuesit e shkollës dhe të donatorëve që ishin të pranishëm në ceremoni vlerësuan reagimin civil të të gjithë shoqërisë shqiptare, përfshirë bizneset dhe organizmat e tjerë joqeveritarë në mbështetje të banorëve të dëmtuar nga tragjedia e dy viteve më parë.

r.n/NOA

KOMENTE