English

Sport-Futboll/ Portieri I Çelsit Aldi Haxhia, Grumbullohet Me Kombëtaren U-21

1 TIRANË, 19 Maj /ATSH - Gjergji Mima/. - Trajneri i ekipit përfaqësues U-21 në futboll, Artan Bushati, ka ftuar për ndeshjen miqësore me Polonine, që do të luhet në vendin tonë edhe portierin e U-21 të skuadrës së Çelsit të Londres, Aldi Haxhia. Portieri shqiptar është shprehur se "ndihem shumë i emocionuar nga kjo ftesë. Kjo është hera e parë që do të kem mundësinë të vesh fanellën kuqezi, të cilën shpresoj dhe jam i bindur që do ta vesh sërish. Kam shtatë vjet që aktivizohem në futbollin britanik dhe eksperienca në skuadrën e Çelsit më ka rritur më shumë si lojtar". Takimi miqësor mes përfaqësueses shqiptare U-21 dhe përfaqësueses U-21 të Polonisë do të zhvillohet në 26 maj në Tiranë. Kjo do të jetë miqësorja e parë për ekipin Kombëtar "Shpresa" në vitin 2010 dhe do të jetë mundësia e parë për trajnerin Bushati për të parë ecurinë e lojtarëve të rinj. /a.ke/
KOMENTE