Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Superliga/ Dinamo Feston Në Qemal Stafa Titullin E 18-Të Kampion
English

Sport-Superliga/ Dinamo Feston Në "Qemal Stafa" Titullin E 18-Të Kampion

- Blutë fituan titullin e 18-të në 60 kampionate në të cilin marrin pjesë që nga viti 1950 - TIRANË, 19 Maj /ATSH - Gjergji Mima/ - Dinamo është zyrtarisht kampionia e re e Shqipërisë. Titulli i 18-të i saj përkon me 60-vjetorin e klubit blu, të themeluar në vitin 1950. Kampionatin e parë Dinamo e kishte fituar në vitin 1950, me trajner-lojtar Zihni Gjinalin, ky i fundit mban edhe rekordin si trajneri blu me më shumë trofe, 6. Dinamo, pas një serie prej shtatë humbjesh, triumfoi 4-3 me Besën e vendit të dytë, që e mbylli nga ana e saj ndeshjen me dhjetë lojtarë në "Qemal Stafa", në takimin përmbyllës të sezonit 2009-2010. Besa shënoi e para me anë të Daniel Xhafajt në minutën e 17-të, por Bekim Kuli barazoi me një eurogol në minutën e 41-të për Dinamon. Artion Poçi me penallti në minutën e 52-të dhe Bledar Mancaku në minutën e 62-të krijuan përshtypjen se Dinamo do të pësonte humbjen e tetë rresht, pikërisht në festën e titullit, por blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça në ndeshjen e fundit të tij, gjetën forca duke shënuar tre gola me anë të Fatjon Sefës në minutën e 64-t, Elis Bakajt në minutën e 69-të dhe sërish Fatjon Sefa në minutën e 82-të, dopjeta e të cilit fiksoi përfundimisht shifrat 4-1. Në një ndeshje që u zhvillua në një atmosferë festive nuk mungoi edhe kartoni i kuq. Artion Poçi, një ish-dinamovit për 6 sezone (nga 2003-2009), doli me karton të kuq në minutën e 70'. Më pas "Qemal Stafa" shpërtheu në festë, kur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i dorëzoi kapitenit Arjan Pisha trofeun e 18-të të Dinamos. Presidenti Besnik Sulaj fitoi titullin e tretë të tij, qysh kur ai financon Dinamon nga viti 1999. Presidenti i bluve ka fituar titujt në sezonet 2001-2002 (trajner Sejdini), 2007-2008 (Daja) dhe 2009-2010 (Muça). Gjithsesi, Sulaj nuk ka mundur të fitojë as një Kupë të Shqipërisë. "Është merita e një pune të madhe që verën e kaluar me afrimin e lojtarëve dhe më pas ndeshje pas ndeshjeje. I garantoj të gjithë që jo vetëm sezonin e ardhshëm, por për shumë vite me radhë do të shpallemi sërish kampionë. Kemi hartuar një strategji afatgjatë, duke mos punuar vetëm për një edicion, por për të qëndruar për shumë sezone në krye të kampionatit. Do të ruajmë 90 për qind të grupit aktual të lojtarëve dhe do të bëjmë përforcime në merkato", u shpreh Sulaj pas ndeshjes. Trajneri Shkëlqim Muça fitoi një vend në panteonin e trajnerëve fitues të Dinamos, duke qenë i 11-ti që kurorëzohet në 18 titujt e fituar nga blutë. Trajnerët e tjerë janë: Zihni Gjinali (6), Skënder Jareci (2), Durim Shehu (2),Zyber Konçi (1), Sabri Peqini (1), Stavri Lubonja (1), Fatmir Frashëri (1), Bejkush Birçe (1), Faruk Sejdini (1) dhe Ilir Daja (1). Pas 33 javëve dhe 198 ndeshjeve, Superliga përcaktoi verdiktet europiane: Dinamo, kampione dhe në Ligën e Kampioneve; Besa, fituese e Kupës dhe në Ligën e Europës. Çiftin e bujshëm të javës së fundit e shoqëron në Europë, Laçi (debutim historik) dhe Tirana (skuadra shqiptare me më shumë ndeshje në Europë) Në verdiktet e "dorës së dytë", Gramozi dhe Apolonia do të luajnë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Skënderbeu do të luajë në plejof me Kamzën, ndërsa Kastrioti me Lushnjën. - Ndeshjet e javës së 30-të të Kategorisë Superiore Dinamo - Besa 4-3 Shënues: Kuli 41', Sefa 64', 82', Bakaj 69'/ Xhafaj 17', Poçi (p) 52', Mancaku 64' Skënderbeu-Tirana 2-2 Shënues: Nestoroviç 2', Çajku 48'/ Abilaliaj 46', Sorra 49' Vllaznia-Teuta 0-2 Shënues: Mile 47' 50' Flamurtari-Shkumbini 3-2 Shënues: Shehaj 30' Lena 85',Memelli 87'/ Bakiu 89', 92' Kastrioti-Laçi 1-0 Shënues:Kalari 79' Gramozi -Apolonia 3-0 Shënues: Dos Santos 16' 86', Metani 37' - Renditja e Superligës pas javë së 33-të 1. Dinamo 33 19 4 10 56:42 61 2. Besa 33 15 8 10 42:33 53 3. Tirana 33 15 7 11 38:32 52 4. Laçi 33 14 9 10 35:28 51 5. Flamurtari 33 13 8 12 42:39 47 6. Vllaznia 33 13 7 13 34:39 46 7. Shkumbini 33 13 6 14 33:33 45 8. Teuta 33 13 6 14 33:40 45 9. Skënderbeu 33 11 9 13 41:41 42 10. Kastrioti 33 13 6 14 33:35 42 11. Apolonia 33 10 8 15 36:43 38 12. Gramozi 33 6 8 19 25:43 26 /s.s./
KOMENTE