English

Tajlandë - Arrestohet Një Lider I Këmishave Të Kuqe

BANGKOK, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Arisman Pongruangrong, një nga liderët më radikal të "këmishave të kuqe", është arrestuar pranë barrikadës së Ploen Chit, nga krahu lindor i sheshit ku ishin mbledhur më parë manifestuesit. Arisman, një ish-këngëtar pop, kishte drejtuar sulmin kundër Parlamentit në mes të muajit prill dhe atë kundër hotelit të Pattayas, ku vitin e kaluar u zhvillua një samit i liderëve aziatikë. Një muaj më parë ai i shpëtoi arrestimit duke u hedhur nga dritarja e një hoteli, duke iu shmangur qindra policëve që ishin mbledhur në vendngjarje. /e.v/
KOMENTE