Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tajlandë - Në Flakë Bursa Dhe Disa Qendra Tregtare
English

Tajlandë - Në Flakë Bursa Dhe Disa Qendra Tregtare

BANGKOK, 19 maj /ATSH-AFP/ - Bursa e Bangkokut dhe disa qendra tregtare u dogjën sot ndërkohë që ushtria i dha fund operacionit të filluar për evakuimin e lagjes së kryeqytetit të pushtuar nga "këmishëkuqtë", njoftuan zjarrfikësit. "Ka disa zjarre që kanë rënë në qytet, përfshirë Central World, një nga qendrat tregtare më të mëdha të kryeqytetit, që ishte e mbyllur që prej disa javësh, njoftoi një zyrtar i shërbimeve të ndihmës. "Një agjenci bankare si dhe lokalet e një shoqërie energjetike janë djegur gjithashtu", shtoi i njëjti burim. Një re e trashë tymi të zi, që vinte nga shumë goma të djegura, ngrihej mbi qytetin e Bangkokut, njoftoi një gazetar i AFP-së. Ushtria njoftoi sot përfundimin e operacionit të filluar për evakuimin e lagjes së Bangkokut të pushtuar nga "këmishëkuqtë", ku sot nga orën 20:00 deri nesër në orën 06:00 do të vendoset ndalimqarkullimi, ndërsa dhuna vazhdon. /I.Pu.
KOMENTE