English

Topi dekreton dy gjyqtarë

Tiranë, 19 maj, NOA - Presidenti Bamir Topi dekretoi sot emërimin e dy gjyqtarëve. Bëhet fjalë për Genti Shalën dhe Astrit Haxhialushi.

Të dy gjyqtarët janë emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Haxhialushi më parë ka qenë gjyqtar në gjykatën e Rrethit gjyqësor të Kavajës.

Emërimet e reja të Presidentit të Republikës janë bërë në bazë të nenit 93 dhe 136, paragrafi 4 të Kushtetutës, tha zyra e tij e shtypit.

Ndërkohë që kryetari i shtetit i ka marrë propozimet për dy emrat nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Dy ditë më parë kreu i shtetit dekretoi dhe tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

m.xh/NOA

KOMENTE