Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tre adoleshentë plagosin të riun me armën e babait polic
English

Tre adoleshentë plagosin të riun me armën e babait polic

Durrës, 19 Maj 2010 NOA – Një i ri ka mbetur i plagosur pasdreken e sotme pasi u qëllua me armë zjarri nga tre adoleshentë të cilët përdorën pistoletën e detyrës, të babait të njërit prej tyre.

Viktima, A.Xh., rreth 18 vjeç, banor i lagjes nr 15 Durrës është dërguar i plagosur me armë zjarri në Spitalin rajonal, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Mjekët thonë se gjendja e të riut është pa rrezik jete.

Burimet zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili kreu veprimet e para.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezultoi se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13.00 në afërsi të vendit të quajtur “Rezervuari” në lagjen 15 Durrës.

Pas një konflikti të një dite më parë, tre djem 16-vjeçarë, përkatësisht M.R., A.Xh. dhe E.H., që të tre banorë të lagjes nr 15 në Durrës, janë ripërballur të pajisur me një armë zjarri pistoletë të cilën shtetasi E.H. ia kishte marrë në banesë babait të tij (punonjës i Policisë Pyjore), kanë ritakuar të dëmtuarin A.Xh. dhe në konflikt e sipër kanë qëlluar me armë duke e lënë të plagosur 18-vjeçarin.

Aktualisht i dëmtuari, pas ndihmës së parë mjekësore të marrë në Spitalin e Durrësit, ndodhet nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes u morën masa të cilat çuan në kapjen dhe shoqërimin e tre personave të dyshuar si të përfshirë në kryerjen e saj. Po kështu u bë i mundur edhe bllokimi i armës së përdorur në këtë ngjarje. Por policia tha se po vazhdon kryerja e veprimeve proçeduriale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës po punohet për kualifikimin ligjor të veprave penale të kryera.

a.a/r.n/NOA

KOMENTE