Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vazhdon Greva E Urisë E Opozitës
English

Vazhdon Greva E Urisë E Opozitës

TIRANË, 19 Maj/ATSH, A. Struga/.- Greva e urisë e opozitës, që po zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë selisë së Kryeministrisë, hyri sot në ditën e 19-të saj. Sipas njoftimit të sotëm nga Partia Socialiste (PS), gjatë natës së djeshme dy grevistë të tjerë u dërguan në spital pas gjëndjes së rënduar shëndetësore. Pak pas mesnate u largua Anila Batalli, një qytetare nga Elbasani, ndërsa në orët e para sot në mëngjes, Eltar Deda, deputet i qarkut të Vlorës, u transportua drejt spitalit për trajtim mjekësor të specializuar. Pak pas mesditës u përcollën drejt Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", dy grevistë të tjerë, Armand Xhafa, 27 vjeç nga Tirana dhe Gentian Marishta, 37 vjeç nga Durrësi, duke e çuar në 64 numrin e të larguarve për shkaqe shëndetësore. Deputeti i PS-së, Namik Dokle tha sot për mediat se "i gjithë grupi parlamentar socialist dhe mbështetës të PS-së janë të gatshëm të hyjnë në grevë dhe kjo do të vendoset nga grevistët, të cilët kanë moral të lartë dhe janë të vendosur t'i shkojnë deri në fund kauzës për transparencë"./n.m/
KOMENTE