English

Vrasja e shqiptarëve, lirohet Boshkovski dhe dënohet Tarçullovskit

Hagë, 19 maj, NOA - Gjyqtarët e apelit në Gjykatwn e Hagës për krime të luftës, e konfirmuan vendimin për lirimin e ish-minsitrit të brendshëm të Maqedonisë, Lube Boshkovski.

Nga ana tjetër, gjyqtarët e apelit e konfirmuan dënimin me 12 vjet burgim për ish drejtuesi e policisë së Maqedonisë, Johan Taçullovski.

“Nuk u tregua se Lube Boshkovski ka dështuar t’i ndërmarrë masat e domosdoshme dhe të arsyeshme”, tha gjyqtari Patrik Robinson.

Boshkovski ishte ministër i brendshëm kur në gusht të vitit 2001 u sulmua fshati Luboten, afër Shkupit, ndërsa prokurorët e kishin akuzuar atë se ishte përgjegjës për dështim për hetimin dhe dënimin e sulmit, nga i cili mbetën të vrarë disa civilë shqiptarë.

Gjyqtari Patrik Robinson tha se Tarçullovski ishte dënuar në mënyrë korrekte për sulmin në fshatin Luboten.

Në sulmin në Luboten, në gusht të vitit 2001, u vranë 10 civilë shqiptarë.

m.xh/NOA

KOMENTE