English

Vrasje makabre në Gramsh, qëllohet me sëpatë në kokë

Gramsh, 19 maj, NOA – Një vrasje makabre ka ndodhur sot në fshatin Lilaj të rrethit të Gramshit. Halim Kadri Lila, 76 vjeç, banor i këtij fshati është gjetur i vdekur mesditën e sotme.

Viktima 76 vjeçare është qëlluar me sëpatë pas koke. Goditja e tehut të mjetit të ftohtë ka qenë fatale për Lilën, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e dëmtimit të trurit, por edhe e gjakrrjedhjes së menjëhershme.

Kanë qenë familjarë e 76 vjeçarit ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Të afërmit kanë deklaruar se Lila është gjetur i vdekur.

Policia njofton se pas mbarritjes në vendngjarje konstatuar “se viktima ishte goditur prapa kokës me sopatë.”

Policia ka marrë në pyetje familjarët, të afërmit dhe banorë të tjerë të fshatit për të zbardhur ngjarjen.

m.xh./NOA

KOMENTE