Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaçka dhe Ligori, kundër deklaratave të koleges demokrate, Vokshi
English

Xhaçka dhe Ligori, kundër deklaratave të koleges demokrate, Vokshi

Tiranë, 19 maj, NOA – Deputetet socialiste Shega Ligori dhe Olta Xhaçka, të cilat kanë dalë dje nga çadra e grevës pas 18 ditësh qëndrimi brenda saj, kanë reaguar sot pas deklaratave të deputetes demokrate, Albana Vokshi, me anë të së cilës ajo u uronte rikthimin pranë familjeve pas ditësh të mundimshme nën grevë urie.

“U themi të gjithë matrioshkave ruse, që të vetmen meritë kanë të lëvizin gjuhën siç Saliu dëshiron, që ne në atë çadër kemi hyr për hir të fëmijëve tanë. Por ato zonja duhet që për hir të fëmijëve tanë, të heshtin”, tha në reagimin e saj të ashpër, deputetja Ligori.

Ndërsa Xhaçka në fjalën e saj do të shprehej se “ndërsa kolegët socialistë po kalojnë një situatë të vështirë, në atë grevë urie ku po sakrifikojnë jetën e tyre, ata kanë ndërmarrë një akt kaq sublim e kaq demokratik, në funksion të një qëllimi nga i cili do të përfitonin të gjithë”.

Nga ana e saj, deputetja demokrate Albana Vokshi, deklaroi vetëm se “fëmija është më i shtrenjtë se çdo gjë, edhe se kryetari i partisë”.

“Dua të përshëndes vendimin e kolegeve të mia, deputete të Partisë Socialiste, për t’u larguar, më në fund, nga çadra aspak dinjitoze, e ngritur në mes të bulevardit të Tiranës nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama”, ka thënë në fjalën e saj Vokshi.

a.y/NOA

KOMENTE