Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arkeologji/Sarande: Furra Antike E Mesopotamit, Objekti Që Doli Në Dritë Nga Gërryerja E Tokës
English

Arkeologji/Sarande: Furra Antike E Mesopotamit, Objekti Që Doli Në Dritë Nga Gërryerja E Tokës

SARANDË, 21 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Jo nga gërmimet arkeologjike për gjetjen e objekteve antike, por nga gërryerja e tokës nga ujërat e lumit Bistrica, në Mesopotam, disa kilomtra larg Sarandës, pak vite më parë, doli në dritë një furrë qeramike, që mendohet se i përket shekullit XIII-XIV pas Krishtit. Historiani Gëzim Sala dhe rektor i Universitetit "Eqrem Çabej" në Gjirokastër, thotë se furra u zbulua 12 kilometra larg qytetit të Sarandës, 400 metra në veri të kishës së Mesopotamit. "Kjo furrë është e para e zbuluar në jug të vendit dhe ka vlera të veçanta për njohuritë e përpunimit të qeramikës së ndërtimit në këtë territor. Objekti me përmasa katërkëndorë 6.20 x 1.15 metra, trashësi 9 cetrimetra ishte fshehur prej shekujsh në thellësi 25 centrimetra", shprehet Sala. Sipas tij, tullat e punuara me baltë të përzier me kashtë drithi me ngjyrë të kuqe ruajnë në faqet anësore gjurmë djegieje nga temperaturat e larta. "Ndërtimi i furrës është i ndarë në dy pjesë: dhoma e pjekjes dhe vatra, që në shtresë horizontale krijojnë skorën. Ajo mbështetet në boshte çifte kollonash, që lidhen me harqe me diametër 0, 60 metra midis tyre të ndërtuar me tulla në formë trapezoidale, me gjatësi dhe gjerësi përkatësisht 27 dhe 22 centrimetra", pohon Sala. Ai tregon se në periudhën romake ekzistojnë furra pa mbulesë, ku përdoreshin enët dhe tjegullat për largimin e tymit. "Pjekja realizohej nëpërmjet gazeve djegëse të formuara në vatër përmes vrimave të skorës, ku ishte depozituar materiali i papjekur", thotë Sala. Furra të tilla ndeshen që nga antikiteti, deri në mesjetë, të cilat kanë të njëjtin parim të funksionimit, por ndryshojnë përsa i përket materialit të ndërtimit dhe dimensioneve të tyre. "Për të ruajtur temperaturën nga jashtë, vatra ishte e izoluar me një shtresë balte argjili, ndërsa për lëndë djegëse, përdorej druri", shpjegon Sala. Më tej, historiani thotë se furrat antike të Mesopotamit prodhonin tulla, tjegulla dhe enë të mëdha. Të tilla janë ndeshur edhe në Gjermani, Rumani e Bullgari. Ndërsa arkeologu Dhimitër Çondi thotë se shumë tulla dhe tjegulla antike janë zbuluar në zonat e Kaonisë. "Tullat dhe tjegullat të harkuara kanë ngjashmëri me ato të përdorura për ndërtimin e Kishës së Mesopotamit", shpjegon Çondi, duke nënvizuar se teknika e ndërtimit dhe teknologjia e proçesit të pjekjes flasin për një traditë të avancuar. Sipas tij, "furra e Mesopotamit ka funksionuar për periudhë të gjatë dhe ka pasur prodhimtari të madhe". Çondi thekson se kjo furrë antike ka luajtur një rol rëndësishëm për zhvillimin e rajonit gjatë periudhës bizantine dhe më vonë u braktisë nga banorët, ashtu siç u braktis dhe lugina e Mesopotamit./n.m/
KOMENTE