Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Darka me Berishën te “Krokodili”, pa asnjë rezultat
English

Edi Rama: Darka me Berishën te “Krokodili”, pa asnjë rezultat

Strasburg, 21 Maj – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, pohoi se darka në lokalin “Krokodili” në Strasburg, nuk pati asnjë rezultat konkret. “Nuk ka patur një rezultat konkret dhe përfundimtar, por në këndvështrimin tonë është bërë një progres shumë i rëndësishëm në dy aspekte”. Pohimin z.Rama e bëri në një intervistë telefonike dhënë për televizionin Top-Channel, kreu i PS, Edi Rama.

Zoti Rama një ditë pas takimit në Strasburg, kemi ecur përpara apo jemi aty ku ishim, për sa i përket zgjidhjes së krizës politike në vend?

Nuk ka patur një rezultat konkret dhe përfundimtar, por në këndvështrimin tonë është bërë një progres shumë i rëndësishëm në dy aspekte.

Aspekti i parë është fakti se tani më çështja e transparencës në Shqipëri dhe për Shqipërinë, është shtruar në një tryezë të nivelit më të lartë të mundshëm, me përfshirjen e të gjithë faktorëve dhe aktorëve kyç të botës demokratike, Bashkimi Europian, Parlamenti Europian, qeveria e SHBA-së. Të përfshirë në këtë proces jo thjesht me dëshirën për të shprehur një shqetësim serioz lidhur me mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe nevojës për zgjidhjen e krizës, por edhe me angazhimin konkret për të kontribuar që kriza të zgjidhet dhe për të hapur rrugën e transparencës.

Zoti Rama opozita ka ndërprerë grevës pas presioneve të ndërkombëtareve, për hir të negociatave dhe të një zgjidhjeje konkrete. Çfarë ndodh tani që palët nuk kanë rënë të paktën dakord?

Kush mendon dhe thotë se ndërprerje e grevës ishte rezultat i presionit, apo akoma dhe më keq se nga ndërprerja e grevës ne nuk fituam atë që duhej, është krejtësisht i gabuar. Greva u ndërpre në kushtet kur sensibilizimi lidhur me çështjen tonë arriti kulmin dhe u mishërua në vullnetin e mirë të gjithë këtyre faktorëve dhe aktorëve që përmenda, për të angazhuar një proces negocimi në tryezën më të lartë që bota demokratike mund të përfitojë për të ndihmuar zgjidhjen e një krize, për një vend siç është vendi ynë. Mendoj që kjo është një arritje që deri para pak ditësh as dhe ne vetë nuk e parashikonim në këtë përmasë e në këtë intensitet.

Dy javë që janë lënë përpara janë një afat ultimativ për një zgjidhje. Unë i kam ri shprehur domosdoshmërinë që të mos cenohet nga kjo krizë, që është një krizë e thellë institucionale dhe politike, por që koston e së cilës në raport me liberalizimin e vizave, nuk duhet në asnjë mënyrë ta paguajnë shqiptarët.

Zoti Rama, a janë të mjaftueshme dy javë për të arritur në një zgjidhje?

Për sa na takon dhe më takon, na mjafton vetëm një minutë. Sepse zgjidhja është plotësisht e mundshme e rruga e zgjidhjes është plotësisht e qartë, përmes garantimit të transparencës, duke i krijuar hetimit parlamentar akses të plotë në dokumentacionin zgjedhor. Të mos harrojmë se çështja e kutive, dokumentacionit zgjedhor ose kutive të Ruzhdieve të Shqipërisë, deri para pak ditësh mund të ishte një tabu. Ndërkohë që sot është kthyer në një realitet të prekshëm në rrugën e zgjidhjes. Ndërkohë që duhet të vazhdojmë të punojmë për të realizuar një kompromis të arsyeshëm, lidhur me qasjen ndaj fletëve të votimit.

FUND

KOMENTE