English

Gjermani - Përurohet Në Berlin Një Nga Xhamitë Më Të Mëdha Në Vend

BERLIN, 21 maj /ATSH-AFP/ - Një nga xhamitë më të mëdha të Gjermanisë që mund të mbajë deri 1 000 besimtarë u përurua sot në lagjen "Kreuzberg" në Berlin, e banuar kryesisht nga turq. Xhamia, me një kupolë prej xhami dhe katër minare të vogla, është një prej ndërtesave më të mëdha, me sipërfaqje 5 000 metra katrorë dhe me gjashtë kate dhe që përfshin, përveç sallës së lutjes, një qendër tregtare, një librari dhe një qendër sociale. Sipas shtypit, kostoja e ndërtimit arriti në 10 milionë euro dhe u financua tërësisht nga ndihma falas të dhëna privatisht nga libanezë dhe palestinezë. Xhamia më e madhe e Gejrmanisë ndodhet në Mannheim, në perëndim dhe mud të mbajë deri 2 500 besimtarë. Ndërtimi i xhamive në Gjermani, ashti si dhe në vende të tjera evropiane, shpesh shkakton polemika, sidomos brenda ekstremit të djathtë. /I.Pu.
KOMENTE